LAJMI I FUNDIT:

Trump edhe me një akuzë të çuditshme: Biden po persekuton katolikët

Trump edhe me një akuzë të çuditshme: Biden po persekuton katolikët
Arkiv

Në një akuzë të çuditshme në Fox News, Donald Trump pohoi se presidenti amerikan, Joe Biden po persekuton katolikët.

Ish-presidenti tha se 81-vjeçari drejtoi Byronë Federale të Hetimit (FBI) dhe Departamentin e Drejtësisë (DOJ) për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë, përfshirë katolikët.


Ai tha se demokrati është presidenti më i paaftë dhe më i keq që ka pasur ndonjëherë SHBA-ja, raporton newsweek.

“Ai është një kërcënim real për demokracinë sepse ai udhëzoi FBI-në dhe DOJ-në për të sulmuar kundërshtarin e tij politik dhe shumë njerëz të tjerë; të krishterë, ai me të vërtetë po sulmon katolikët, nuk e di se çfarë po ndodh me katolikët, por për disa arsye diçka po ndodh me katolikët. Dua të them se nuk e di se si mund të votojnë për demokratët apo për të”, tha kandidati i mundshëm për president në radhët e republikanëve.

Ai tha se po përdorte qeverinë si armë në një mënyrë që nuk shihet askund jashtë vendeve të botës së tretë.

Ndryshe, 77-vjeçari po ashpërson retorikën në fushatë përpara “Super e Marta”, kur votuesit në 16 shtete dhe territore do të votojnë në zgjedhjet paraprake republikane. /Telegrafi/