LAJMI I FUNDIT:

Trump donte të kapte e-mailet e demokratëve në vitin 2016

Trump donte të kapte e-mailet e demokratëve në vitin 2016

Dokumentet e reja dëshmojnë, se Donald Trump dhe ekipi i tij janë përpjekur në vitin 2016 të vijnë deri tek e-mailet e demokratëve. Synimi ishte dëmtimi i kundërkandidates Hillary Clinton.

CNN dhe faqja “Buzzfeed” kanë botuar këto të dhëna. Të dy këto shtëpi informative kanë ngritur padi në gjykata dhe kanë kërkuar publikimin e raportit të hetuesit special për aferën me Rusinë, Robert Mueller. Pas shikimit të parë të të dhënave, citohet në radhë të parë zëvendësdrejtuesi i fushatës së Trumpit, Rick Gates. Ai i ka thënë hetuesit se Trumpi, djali i tij dhe krerët e fushatës elektorale në vitin 2016, kanë shpresuar se do të publikoheshin e-mailet e demokratëve. Asokohe e-mailet kanë qenë pronë e Wikileaksit.


Trumpi ka kërkuar me ngulm gjatë një fluturimi me avionë në kohën e fushatës së vitit 2016: “M’i gjeni e-mailet”, citohet Gates në raportin e Mueller. Këshilltari për çështje të jashtme, Michael Flynn – i cili më vonë ishte edhe këshilltari i parë i presidentit Trump për çështje sigurie – i ka shfrytëzuar kontaktet e veta në strukturat e shërbimeve sekrete për të ardhur deri tek e-mailet, citohet të ketë deklaruar Gates. Flynn ka pasur kontaktet më të mira ruse, thuhet në raportin e hetuesve.

Rusia i ka vjedhur me mijëra e-maile nga një server i demokratëve, konfirmuan më vonë autoritetet e shërbimeve sekrete amerikane. Publikimi në Wikileaks i e-maileve më vonë, ndër ta edhe e-mailet për garën mes demokratëve, ka dëmtuar kandidaten e tyre, Hillary Clinton, në garën për presidente në nëntor të vitit 2016.

Mueller ka hetuar rreth dy vite çështjen, nëse Trumpi është takuar me përfaqësues të Rusisë. Ai ka hetuar edhe mundësinë që Trump të ketë penguar pas marrjes së pushtetit autoritetet e drejtësisë në procesin e hetimeve. Në fund të marsit Mueller ka përmbyllur punën e tij. Raporti i tij është botuar deri tani vetëm në formën e korrigjuar, duke fshirë disa pjesë. Mueller nuk ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për marrëveshje mes ekipit të Trumpit dhe përfaqësuesve të Rusisë. Shkaku i hetimeve ishte përzierja e mundshme e Kremlinit në fushatën zgjedhore amerikane të vitit 2016. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori