Së bashku me maskarën, ju duhet edhe ky produkt që tashmë e keni
Qerpikët e trashë dhe të gjatë janë një nga aksesorët e bukurisë që dëshirojnë thuajse të gjitha femrat dhe për të pasur një pamje më sfiduese shpesh përdorim qerpikët artificialë, shtesa si dhe trajtime të ndryshme për dredhimin e tyre.
Nuk keni nevojë për qerpikë artificialë
Me këtë truk të thjeshtë, nuk do të keni nevojë të shkoni në sallonet e bukurisë dhe as të shpenzoni shuma të mëdha parash për blerjen e qerpikëve artificialë, të cilët, për më tepër, nuk janë të lehtë për t’u ngjitur, transmeton Telegrafi.
Ekspertët e bukurisë këshillojnë që, përveç maskarës, të përdorni vetëm një produkt tjetër që do t’ju zgjasë vizualisht qerpikët dhe nuk do t’i dëmtojë – pudra pluhur për fëmijë.
Aplikoni një shtresë maskarë, më pas vendosni pudër për fëmijë në shkopthin e veshit dhe fshijeni mbi qerpikët. Në fund, shtoni edhe një shtresë maskarë për të mbuluar çdo gjurmë pudre.
Kur aplikoni grimin e syve, shumica e zonjave synojnë edhe eyeliner, dhe një tjetër truk, siç këshillohet nga artistët e grimit, mund t’i bëjë sytë tuaj të dallohen më shumë.
Pavarësisht nëse keni sy kafe, blu apo jeshile, provoni të përdorni ngjyrë vjollce të errët në vend të eyeliner-it të zi ose kafe, që sipas tyre do të bëjë një ndryshim të madh kur vjen puna për të nxjerrë sytë tuaj në pah. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
13 situata në të cilat vazelina është e domosdoshme: Nuk e keni idenë sa është efikase
Zhdukni rrudhat me këtë metodë të cilën e rekomandon ekspertja
Java e 14-të e shtatzënisë: Keni arritur në muajin e katërt, ngërçet kanë pushuar, energjia po kthehet, por bebja është sa një mollë
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur