LAJMI I FUNDIT:

Truku më i thjeshtë i mundshëm, falë të cilit asnjë gjellë nuk do t’ju derdhet gjatë zierjes

Truku më i thjeshtë i mundshëm, falë të cilit asnjë gjellë nuk do t’ju derdhet gjatë zierjes

Një truk i vjetër që gratë e kanë njohur për shumë breza

Kjo shpesh ndodh kur zieni patate, oriz ose gjellë të ndryshme. Por a mund ta parandalojmë këtë?


Ekziston një truk që gjyshet tona e kanë përdorur dhe i cili është shumë i thjeshtë dhe efektiv, transmeton Telegrafi.

Një truk me një lugë druri

Funksionon në dy mënyra. Para së gjithash, flluskat janë forma të paqëndrueshme. Kur substancat hidrofobike thyejnë sipërfaqen e flluskës, ajo qetësohet.

Luga e drurit të thatë stabilizon flluskat kur ato bien në kontakt me sipërfaqen e saj të papërshkueshme nga uji. Për këtë arsye, uji i vluar tërhiqet.

Së dyti, flluskat dhe shkumat e formuara nga uji i vluar janë të mbushura me avull (d.m.th., ujë në formën e gazit ose avullit).

Nëse flluska prek diçka, temperatura e së cilës është nën 100 Celsius, avulli do të kondensohet (kthehet në gjendje të lëngët) dhe shkatërron sipërfaqen e flluskës.

Luga e drurit, e cila është shumë më e ftohtë se 100 Celsius, thyen flluskat dhe shkuma tërhiqet.

Kur dështon ky truk?

Edhe pse është një truk shumë i suksesshëm, ai gjithashtu ka edhe të metat e veta. Në të vërtetë, në një moment luga juaj nxehet dhe uji do të rritet pa marrë parasysh këto që u thanë më sipër.

Asnjëherë mos përdorni lugë metali, sepse metalet e përcjellin nxehtësinë shumë më shpejt.

Ne ju sjellim një zgjidhje të shpejtë:

Ju mund të fryni në sipërfaqen e një tenxhereje të nxehtë dhe shkuma do të tërhiqet, sepse fryma juaj ka shumë të ngjarë të jetë më e ftohtë se 100 Celsius.

Luga e drunjtë e lagur dredhohet me kalimin e kohës. Nëse përdorni shpesh të njëjtën lugë druri mbi një tenxhere me ujë të valë, ajo do të prishet nga lagështia dhe nxehtësia.

Prandaj, kujdesuni t’i ndërroni lugët ose të paktën t’i kushtoni vëmendje ujit të valuar, në mënyrë që luga të mos qëndrojë në sipërfaqe për një kohë të gjatë. /Telegrafi/