LAJMI I FUNDIT:

Truku me gishtat e mëdhenj prej tre sekondash zbulon nëse qëndrimi i trupit tuaj është i mirë apo i keq

Truku me gishtat e mëdhenj prej tre sekondash zbulon nëse qëndrimi i trupit tuaj është i mirë apo i keq

Ndër mençuritë e vogla që dr. Alan Mandell nga Florida ndan çdo ditë me ndjekësit e tij në Facebook, është se si të përdorni testin e gishtit të madh në tre sekonda për të zbuluar nëse qëndrimi i trupit tuaj është i saktë apo jo

Shikimi i celularit me qafën të përkulur bën që shpatullat të ecin gjithnjë e më shumë përpara, si dhe shumë ndryshime degjenerative në kyçe, ligamente, muskuj dhe nerva, thotë dr. Alan Mandell, një mjek alternativ i shëndetit i cili, me këshillat e tij të thjeshta dhe të dobishme, ndihmon shumë njerëz të ndryshojnë disa zakone të jetesës dhe në këtë mënyrë të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të jenë më të shëndetshëm.


Qëndrimi i shtrembër është një sëmundje e ditëve të sotme, por ju mund ta zvogëloni këtë problem nëse ndërgjegjësoheni se si i mbani gishtat e mëdhenj kur duart janë pranë trupit, transmeton Telegrafi.

Dr. Mandell pohon se kur duart tuaja janë poshtë nga trupi juaj, gishtat e mëdhenj të duarve duhet të shkojnë përpara ose edhe pak jashtë, që do të thotë gjithashtu se po i mbani shpatullat në mënyrën e duhur. Anasjelltas, nëse gishtat e mëdhenj drejtohen nga brenda, kjo do të thotë se shpatullat ju shkojnë përpara duke treguar qëndrim të dobët.

Në këtë mënyrë, ju mund të zbuloni në tre sekonda nëse qëndrimi juaj është i saktë apo jo.

Nëse ndërgjegjësoheni për pozicionin e gishtit të madh kur duart tuaja janë pranë trupit tuaj dhe nëse kujdeseni për të, kjo mund t’ju shpëtojë nga shumë probleme në të ardhmen që vijnë si rezultat i qëndrimit të keq, thotë Dr.Alan Mandell.

Si të bëni testin e gishtit të madh, shikoni videon.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori