LAJMI I FUNDIT:

Truk i pabesueshëm me një artikull: Lustroni xhamat e gërvishtur të syzeve

Truk i pabesueshëm me një artikull: Lustroni xhamat e gërvishtur të syzeve

Kush bart syze e di se si është kur xhamat gërvishten, mirëpo ekziston zgjidhja që të bëhen si të reja

Artikulli i gjithanshëm të cilin të gjithë e kemi në shtëpi zgjidh problemin e xhamave të gërvishtur.


Fjala është për sodën e bikarbonatit, transmeton Telegrafi.

Dimë mjaft për efektet e dobishme për shëndetin, por edhe për pastrim, mirëpo ky artikull vërtet bën çudira.

Pos që përdoret për eliminimin e njollave të forta, soda e bikarbonatit në kombinim me pak ujë në mënyrë ideale do të lustrojë xhamat e gërvishtur të syzeve.

Duhet që përzierjen e dendur ta qitni në xham dhe me një leckë pambuku me lëvizje rrethore t’i lustroni.

Lani, fshini me leckë të thatë, dhe rezultati do të jetë i mrekullueshëm.

Edhe njëherë soda e bikarbonatit ka zënë vendin e parë në përdorim praktik. /Telegrafi/