TRIMËRIA – KUR JE I PAARRITSHËM

Nga: Roger Waters
Përktheu: Agron Shala
Ke prirje të natyrshme të shkrepësh armën
Nuk je monoton në festa, mban maskat e duhura
Je i vjetër, por ende të pëlqen humori i zi
Nuk e pranon ndryshimin, je rehat në shtëpi
E hape valixhen, e zbulove të fshehtën
Për ta treguar Magnumin, zhurmën e heshte
Ngushëllimin e mikut e fitove, kur në fund vëmendjen te vetja e drejtove
Me mitralozin Uzi - mos vallë trauma ta kujtoi
Ta kujtoi seksin
Plakush, çfarë dreqin ke me vra tash
Plakush, kë ke në rend për ta vrarë
Vështrova përtej Jordanit dhe çfarë kam parë
Pash një marins amerikan në një grumbull rrënojash
Notova në pellgjet tua dhe u shtriva nën palmat tua
Indianin që shtrihej në shkallët e Ndërtesës Federale
E shikova drejt në sy
Dhe përmes objektivit mbi kodër
Pashë djemtë e vijës së parë të frontit duke përpirë ilaçet e tyre për qetësim
Të lodhur nga rrëmuja që gjetën në skenën e tyre në shkretëtirë
Dhe nga trimëria - kur je i paarritshëm
Epo, çështja po ngatërrohet
Plakush, çfarë dreqin ke me vra tash
Plakush, kë ke në rend për ta vrarë
Hej, banakier, kthehu kah unë
Edhe dy rakia - edhe dy birra
Zotëri, ngrite zërin e televizorit
Lufta ka filluar në tokë
Thjesht i dua ato bomba të drejtuara me laser
Janë vërtet të shkëlqyera për të ndrequr gabimet
Qëllon cakun dhe lojën e fiton
Nga pijetorja tre mijë milje larg
Tre mijë milje larg
E luajmë lojën
Me trimëri - kur jemi të paarritshëm
Godasim dhe gjymtojmë
Me trimëri - kur jemi të paarritshëm
Qëllojmë kur mbi kokë fluturojmë
Me trimëri - kur jemi të paarritshëm
Pushtojmë
Me trimëri - kur jemi të paarritshëm
- YouTube www.youtube.com



















































