Ai është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një pauze disa muajshe.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur shqiptar, Trim Jetullahun, i cili së fundmi ka ripërpunuar një nga këngët e vjetra.


“E mire” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Fatmira Breçanin.

Screenshot 10 8 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet artisti në bashkëpunim me Edlir Begollin, gjersa ky i fundit u përkujdes edhe për producimin.

Videoja ndërkohë u realizua nga produksioni shqiptar, Max Production.

Screenshot 11 7 Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë projektin tashmë e gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të këngëtarit.

Trimi ndryshe të fundit prurje muzikore e kishte realizuar në shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/