eksperti-banner

Më shumë se 30 njerëz u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa ruse në Ukrainën lindore, ndërsa civilët u përpoqën të evakuoheshin në pjesë më të sigurta të vendit, tha kompania shtetërore hekurudhore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi ishte në stacionin e trenit të Kramatorsk, me pamje që tregojnë trupa të shpërndarë nëpër tokë, të shtrirë mes bagazheve të braktisura.


Disa ishin futur tashmë në qese, ndërsa fotot e tjera tregonin tymin që dilte nga stacioni ndërsa zjarrfikësit punonin në vendngjarje.

Screenshot 20 1

“Dy raketa goditën stacionin hekurudhor Kramatorsk. Njerëzit janë lënduar. Ne po sqarojmë detajet”, shkroi në rrjetet sociale Alexander Kamyshin, kreu i kompanisë hekurudhore të Ukrainës.

Screenshot 22 1

Më vonë ai shtoi: "Sipas të dhënave operacionale, më shumë se 30 njerëz u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën në sulmin me raketa në stacionin hekurudhor Kramatorsk".

Screenshot 21

Guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko tha se mijëra njerëz ndodheshin në stacionin e trenit në kohën e sulmit, duke u përgatitur për t'u evakuuar në rajone më të sigurta, ndërsa Rusia po fokuson trupat e saj në Ukrainën lindore.

Screenshot 23 1

Agjencia e lajmeve Reuters tha se nuk mund ta verifikonte menjëherë informacionin e Rusia nuk ka komentuar ende raportet për sulmin dhe numrin e të vdekurve.

Moska ka mohuar të ketë shënjestruar civilët që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt. /Telegrafi/