LAJMI I FUNDIT:

Tri vjet nga rasti i Agonis Tetajt, Kryeprokurori i Shtetit ndërron sërish prokurorin e rastit

Tri vjet nga rasti i Agonis Tetajt, Kryeprokurori i Shtetit ndërron sërish prokurorin e rastit

Pothuajse tri vite kanë kaluar që nga vrasja e Agonis Tetajt, ndërkaq për të dytën herë kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi është deklaruar se brenda kompetencave të tij do të ricaktoj një prokuror tjetër.

Sipas komunikatës për medie, thuhet se Kryeprokurori do të kërkojë nga trupi gjykues të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridike.


“Si Kryeprokuror i Shtetit jam i shqetësuar dhe njëkohësisht i gatshëm që drejtësia të shkojë në vend. Prandaj, për të parandaluar njëanshmërinë dhe për t’iu shmangur paragjykimeve për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, sot kam marrë vendim që brenda kompetencave të mia ligjore të marrë lëndën nga prokurori i çështjes dhe ta ricaktoj atë te një prokuror tjetër. Gjithashtu, do të kërkojmë nga trupi gjykues që të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridike, konform nenit 357, paragrafi 1 të KPPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, është bërë e ditur se “pas vlerësimit të lëndës, të gjithë ata që kanë bërë sjellje eventuale joprofesionale dhe në kundërshtim me ligjin do të përgjigjen për veprimet e tyre”.

“Prandaj është e rëndësishme për të gjithë dhe për publikun e gjerë të kuptohet se Prokurori i Shtetit nuk bënë përjashtim për askënd, pa marrë parasysh se ku punon ose më kë bashkëpunon. Gjatë punës tonë do të bazohemi në ligj dhe do t’i shërbejmë vetëm drejtësisë, duke trajtuar saktësisht dhe tërësisht të gjitha faktet, të cilat janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të ligjshëm”, thuhet në komunikatën për medie ku kërkohet nga të gjithë të përdorin gjuhë konstruktive, duke mos ndërhyrë në dhënien e drejtësisë.

Reagime të shumta pas publikimit të videos së vrasjes së Agonis Tetaj (Video-Kujdes, pamje të rënda)
Lexo po ashtu Reagime të shumta pas publikimit të videos së vrasjes së Agonis Tetaj (Video-Kujdes, pamje të rënda)

“Si Kryeprokuror i Shtetit, siguroj familjen dhe të gjithë qytetarët se do të angazhohem për drejtësi maksimale për këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Një ditë më parë kur parashihej t’i vinte fundi procesit të gjykimit të Shaban Gogajt lidhur me vrasjen e Agonis Tetajt, akuza e Prokurorisë ndryshoi.

Në fjalën përfundimtare në Gjykatën e Pejës, prokurori i rastit Agron Uka gjatë seancës së mbajtur para disa dite rikualifikoi veprën penale nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia cila është më pak e dënueshme.

Lidhur me këtë babai i të ndjerit Agonis Tetaj, Isuf Tetaj iu është drejtuar me një letër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, kryesuesist të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokut, kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufit, Haxhi Dërgutit nga Prokruroia e Apelit si dhe ambasadorëve të huaj në Kosovë.

Tetaj përmes kësaj letre ku ka bashkangjitur edhe video incizimin ku shihet momenti i vrasjes së djalit të tij, shpreh shqetësimin e tij dhe frikën siç potencon ai për procesin e manipuluar lidhur me rastin e vrasjes së Agonis Tetaj në shtator të vitit 2018. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori