LAJMI I FUNDIT:

Tri vjedhje gjatë 24-orëve në Kosovë

Tri vjedhje gjatë 24-orëve në Kosovë
Foto: Ilustrim

Gjatë 24-orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për tri vjedhje në rajone të ndryshme të Kosovës.

Sipas raportit, një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Leposaviq, ku persona të panjohur dyshohet se kanë thyer dyert e disa shtëpive dhe kanë kryer vjedhjen.


“Fsh. Borcane, Leposaviq 05-06.04.2020-22:00-06:00. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin hapur dyert e disa shtëpive, ndërsa në dy shtëpi kishin vjedhur një motor sharrë, 40 litra pije alkoolike dhe një dylbi . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, raporton policia.

Ndërsa në Mitrovicë, është arrestuar një person po ashtu për vjedhje.

“Rr. Ukshin Kovaçica, Mitrovicë 06.04.2020 – 09:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje të  deri sa viktima  femër kosovare  kishte qenë duke ecur rrugës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Edhe në Prishtinë, të hënën pas mesdite është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer një vjedhje në rrugën “Hamzë Jashari”.

“Rr. Hamzë Jashari, Prishtinë 06.04.2020-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohej se kishte kryer vjedhje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, raporton Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori