LAJMI I FUNDIT:

Tri viktima nga “Ethet e Nilit”, a rrezikon Shqipëria një epidemi?

Tri viktima nga “Ethet e Nilit”, a rrezikon Shqipëria një epidemi?

Mjeku Vasil Llajo  ka dhënë detaje mbi situatën e krijuar nga virusi i “Etheve të Nilit Perëndimor” në Shqipëri, ku janë regjistruar tre humbje jete dhe 17 të prekur.

Llajo e përjashtoi mundësinë e një epidemi në vend, pasi sipas tij po merren të gjitha masat për ta shmangur progresin në të tilla nivele të përhapjes së virusit.

“Natyra do të bëjë ciklet e veta siç ka bërë me COVID dhe gripin. I ka ardhur radha Etheve të Nilit për të bërë një shtrirje në Ballkan, por e theksoj që nuk ka vend për panik dhe alarm. Masat që po merren do të frenojnë këtë infeksion viral. Ethet e Nilit nuk transmetohen nga njeriu tek njeriu, vetëm nga mushkonjat që kanë pickuar zogjtë e egër që kanë qenë të infektuar me këtë virus. Nuk besoj se do të shndërrohet në epidemi se nga momenti që kanë rënë kambanat e alarmit kanë nisur të merren të gjitha masat dhe mundësi për tu përhapur reduktohet mjaft pasi masat po aplikohen”, deklaroi mjeku në A2 CNN


Mjeku shpjegoi edhe simptomat që shfaqen pas infektimit përmes pickimit nga mushkonjat, por nënvizoi se 80% e të prekurve janë asimptomatikë.

“S’do të thotë se sa herë pickohemi nga mushkonjat të ngremë alarmin se do sëmuremi me Ethet e Nilit. Por ngaqë janë shfaqur më shumë raste ne duhet të jemi më vigjilentë. Shenjat e para janë të një viroze që fillon me temperaturë, me dh8imbje koke, ndjenjën e të vjellit, dobësi muskulore dhe kështu progreson, 80% e rasteve janë asimptomatikë dhe 20% shfaqin simptomat. Më pak se 1% preken në forma të tilla që rrezikojnë jetën. Ata që e vuajnë më shumë janë të sëmurët me sëmundje sekondare.”

Në trend Lajme

Më shumë
“Rigon me kupon”: Flet tregtarja që pushtoi rrjetin pas përplasjes me inspektorin

“Rigon me kupon”: Flet tregtarja që pushtoi rrjetin pas përplasjes me inspektorin

Lajme
Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Lipjani dhe Vushtrria përfshihen nga erëra të forta

Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Lipjani dhe Vushtrria përfshihen nga erëra të forta

Lajme

"Armë, 10 mijë euro, dy milionë dinarë", çka u gjet gjatë operacionit të arrestimit të policit të dyshuar për spiunazh

Lajme
Hoti i replikon Osmanit: Pesë vite demagogji e mashtrime, mandatin po e përfundon pa asnjë rezultat

Hoti i replikon Osmanit: Pesë vite demagogji e mashtrime, mandatin po e përfundon pa asnjë rezultat

Lajme
Osmani: Hoti është njeriu më jorelevant – vetëm Serbia e akuzon Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve

Osmani: Hoti është njeriu më jorelevant – vetëm Serbia e akuzon Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve

Lajme
​Mos konstituimi i Kuvendit, Osmani tregon veprimet që do të ndërmerren në fillim të javës që vjen

​Mos konstituimi i Kuvendit, Osmani tregon veprimet që do të ndërmerren në fillim të javës që vjen

Lajme
Kalo në kategori