LAJMI I FUNDIT:

Tri ushtrime kryesore në ujë – Për shëndet dhe formë harmonike të trupit

Tri ushtrime kryesore në ujë – Për shëndet dhe formë harmonike të trupit

Në ujë, pa ndonjë mund të madh, mund të bëni shumë për trupin tuaj

Duke ushtruar në ujë forcojmë nyjat dhe muskujt për shkak të rezistencës që ofron uji, dhe në të njëjtën kohë trupi në ujë peshon vetëm 10% të peshës së tij normale, kështu që muskujt dhe nyjat mund të ushtrojnë të shkarkuar në të njëjtën kohë.

Ajo që është veçanërisht e këndshme për ne gratë, ushtrimet në ujë sigurojnë një masazh të vazhdueshëm të të gjithë trupit, i cili stimulon qarkullimin, rrjedhën e limfës dhe metabolizmin, transmeton Telegrafi.


E gjithë kjo është e shkëlqyeshme në luftën kundër venave me variçe të këmbëve dhe celulitit të urryer.

Këto janë tri ushtrimet kryesore për një figurë seksi të verës!

Forcon krahët, shpatullat dhe barkun: Qëndroni në pjesën më të cekët të pishinës, vini duart në buzë të pishinës dhe ngrini tërë trupin tuaj nga uji me forcën e duarve tuaja.

Bëni tri seri nga 10 herë.

Forcon muskulaturën e sipërme të krahëve: Lakoni krahët në bërryl, shtrëngoni grushtet dhe ulni fuqishëm dhe ngrini bërrylat nëpër ujë.

Bark të rrafshët dhe kofshë të forta: Shtrijuni në ujë të cekët, mbështetuni në bërryla. Ngrini njërën këmbë të shtrirë dhe mbajeni në ajër për 5 sekonda dhe më pas uleni.

Bëni tri seri me 15 herë dhe ndërroni këmbët. Bëni tri seri nga 15 herë.

10 përfitimet kryesore të ushtrimeve në ujë:

▪ Humbje të yndyrës dhe celulitit.
▪ Forcim të muskujve, rritje të fleksibilitetit, volum të muskujve dhe qëndrueshmëri.
▪ Rikuperim të niveleve të energjisë, dhe në të njëjtën kohë lirim të stresit dhe tensionit.
▪ Uji nuk lejon daljen apo dëmtimin e kyçeve , ndërkohë që rezistenca që shkakton uji bën që ushtrimet të kryen me intensitet më të madh.
▪ Nëse urreni apo nuk ndiheni mirë të kryeni ushtrime para personave të tjerë, kryerja e ushtrimeve në ujë është mënyra ideale për t’jua larguar këtë kompleks.
▪ Ushtrimet në ujë përfshijnë vetëm 50% të peshës së trupit, në këtë mënyrë ushtrimet kryhen më lehtë.
▪ Gjimnastika në ujë është e përkryer për të gjithë, pavarësisht nga përgatitja fizike individuale.
▪ Përmirëson tonin, fuqinë dhe lëvizshmërinë e trupit.
▪ Rrethimi i trupit nga uji ka efektin e masazhit.
▪ Gjatë muajve më të nxehtë të vitit ky është sporti i vetëm i cili nuk lejon mbinxehje të trupit.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve

Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve

Në çift
Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Moda
Përgatitja e trupit për procesin e lindjes: Çfarë duhet të bëjë nëna shtatzënë për t'ia lehtësuar vetes sa më shumë punën

Përgatitja e trupit për procesin e lindjes: Çfarë duhet të bëjë nëna shtatzënë për t'ia lehtësuar vetes sa më shumë punën

Shtatzëna
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Shtatzëna
Kalo në kategori