LAJMI I FUNDIT:

Tri tërmete të njëpasnjëshme tronditin Kanadanë

Tri tërmete të njëpasnjëshme tronditin Kanadanë

Sot (e enjte) në mëngjes, tri tërmete janë regjistruar në rajonin “Peace River” në Alberta, Kanada.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti i parë, me magnitudë 4.5 ballë, ndodhi në orën 08:46 dhe u regjistrua 30 kilometra në lindje-verilindje të Reno.


Një tërmet i dytë, me magnitudë 4.6 ballë, është regjistruar gjithashtu në orën 08:46.

Më vonë, në orën 9:07 të mëngjesit, një tërmet i tretë me magnitudë 4.6 u regjistrua në të njëjtin rajon pranë Reno.

Megjithëse nuk ka raporte për dëme materiale, njerëzit në rajone të tjera raportuan se i ndjenë lëkundjet.

Earthquakes Canada thotë se nuk pritet të ketë pasur dëme si pasojë e tërmetit.

Kjo zonë thuhet se ka përjetuar aktivitet të shpeshtë sizmik, duke përfshirë një tërmet me magnitudë 5.1 ballë në nëntor të vitit 2022. /Telegrafi/