Tri receta për melhem për forcim dhe rritje të shpejtë të thonjve
Në bukurinë dhe shëndetin e thonjve ndikojnë shumë faktorë, nga ushqimi deri te kozmetika të cilën e përdorini
Ekzistojnë artikuj të cilët mbrojnë dukjen e shëndetshme të thonjve, ndërkaq burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për thonjtë gjithsesi janë karfioli, farat e lirit dhe bajamet.
Natyra ka qenë shumë e talentuar kur është fjala për mjetet e kurimit të fytyrës, trupit, lëkurës, flokëve dhe thonjve, transmeton Telegrafi.
Pra, ekzistojnë shumë ndihmës natyrorë për mbrojtje dhe përmirësim të shëndetit dhe forcim të thonjve, siç janë bimët e ndryshme shëruese, vajrat eterikë, artikujt dhe thartirat e pemëve…
Melhemi për thonj nga vezët
Në një enë të vogël tundni 2 të verdhë të vezëve dhe përzieni me një lugë vaj ulliri. Kur tretja të bashkohet, zhytni në të thonjtë 10 minuta. Procedurën përsëriteni dy herë në javë.
Melhemi për forcim të thonjve me xhelatinë
Në një gotë ujë të vluar qitni gjysmë qese xhelatinë. Lëreni melhemin të qëndrojë, derisa të ftohet deri në nivelin e temperaturës së dhomës. Në melhem të ftohur njomni thonjtë dhe mbani ashtu 10 minuta. Kjo është formulë e shkëlqyeshme për forcim të thonjve.
Melhemi me mjaltë për thonj të fortë dhe të shëndetshëm
Në një enë të vogël përzieni 2 të verdhë të vezëve të tundura, ¼ e filxhanit qumësht dhe një lugë mjaltë. Përzieni derisa të bashkohen, pastaj njomni thonjtë në të dhe mbani nga 10 deri në 15 minuta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSikurse Dua Lipa, këto teknika të ndihmojnë të krijosh bishtkalin e përsosur
Nëse partneri juaj nuk i bën këto gjashtë gjëra, ai nuk ju do vërtet
I fejuari i propozoi me një unazë hyjnore - vetëm kur u martua me të, mësoi të vërtetën mizore
Tetë ide lozonjare se si të visheni në një koncert
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje
Parandaloni njollat e djersës me këto metoda
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi