LAJMI I FUNDIT:

Tri piktore nga Kosova ekspozojnë “Mozaikun e jetës” në Tiranë

Tri piktore nga Kosova ekspozojnë “Mozaikun e jetës” në Tiranë

Ekspozita “Mozaiku i jetës” e kuruar nga Arsim Sinani, prezantohet këto ditë në Muzeun Historik Kombëtar. Tre artistet e arteve pamore nga Kosova, Shkurte Ramushi, Leoneta Abdyli edhe Besjana Kryeziu, rrëfejnë tregimet e tyre, të frymëzuara nga natyra.

Besjana Kryeziu me artin e saj sjell trashëgiminë arkitekturore të jetës, sjell dritaret e shtëpive edhe të historisë shqiptare, që sipas saj, duhet ruajtur më me shumë kujdes nga brezat e rinj, në mënyrë që të mos humbasim kujtesën. Leoneta Abdyli prezanton peizazhin, rrugët edhe mallin e vendlindjes. E, piktorja Shkurte Ramushi sjell parajsën tokësore të natyrës.


Të tri përfaqësojnë jo vetëm trashëgiminë e një jete, por edhe ëndrrat edhe dëshirat, përtej imagjinatës, që njerëzit mund të shikojnë me sy të lirë. Artistet do të vazhdojnë që t’i ekspozojnë punimet e tyre në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi edhe në Kosovë. /Shqiptarja/