LAJMI I FUNDIT:

Tri mënyra se si të përdorni limonët e mbetur për të pastruar kuzhinën

Tri mënyra se si të përdorni limonët e mbetur për të pastruar kuzhinën

Adhuruesja e hileve të pastrimit, Chantel Mila së fundmi tregoi se si përdor limonët e mbetur në kuzhinën e saj për ta mbajtur atë të shkëlqejë.

Ajo thotë se nuk ka nevojë për produkte të shtrenjta plot me kimikate, thjesht përdorni këtë agrume në vend të tyre.


Nëna e dy fëmijëve në Melburn ndau në Instagram disa nga mënyrat gjeniale që ajo përdor frutat.

Këshilla e saj e parë është të hidhni çdo limon të mbetur në ciklin tuaj të përditshëm të pjatalarëses.

Ajo thotë se acidi citrik ndihmon në largimin e gëlqeres dhe “i lë enët tuaja me shkëlqim!”.

Këshilla tjetër e pastrimit është të vendosni pak kripë në limonët e përdorur, më pas thjesht ta fshini në të gjithë lavamanin tuaj për t’i dhënë një shkëlqim krejt të ri.

Mënyra e saj e fundit për të ripërdorur agrumet është të përziejë afërsisht 30 gramë lëng limoni dhe 60 gramë sodë buke së bashku.

View this post on Instagram

A post shared by @eatinghealthytoday


Hidheni këtë tretësirë ​​në kanalet tuaja për të hequr çdo erë të keqe. Dashamirësit e limonit thonë se ky truk mund të largojë aromat për javë të tëra dhe nuk do t’ju duhet të shpenzoni para për produkte të tjera. /Telegrafi/