LAJMI I FUNDIT:

Tri lojërat e GTA-s do të ripunohen për PlayStation, Xbox dhe PC – trilogjia po vjen edhe për telefonat android dhe iOS

Tri lojërat e GTA-s do të ripunohen për PlayStation, Xbox dhe PC – trilogjia po vjen edhe për telefonat android dhe iOS

Grand Theft Auto III, Grand Theft Auto Vice City dhe Grand Theft Auto San Andreas – triologjia e njohur e lojërave aksion-aventurë do të ripunohen, ka njoftuar Rockstar Games duke konfirmuar thashethemet e mëparshme.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lojërat e reja do të jenë në dispozicion më vonë këtë vit, në një paketë të titutlluar Grand Theft Auto: The Trilogy – The Definitive Edition.


Për sa i përket azhurnimit, versionet e ripunuara të titujve tradicionalë GTA pretendohet që do të kenë përmirësime grafike dhe përmirësime të tjera moderne, por duke ruajtur origjinalitetin.

Rockstar Games ka njoftuar se versionet e ripunuara përmes paketës së trilogjisë do të jenë në dispozicion në PS5, PS4, Xbox Series X/ S, Xbox One, Nintendo Switch dhe Launcher i Rockstar Games në PC.

Në gjysmën e parë të vitit 2022, lojërat do të vijnë gjithashtu në iOS dhe Android. /Telegrafi/