Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të parë të erës në Kosovë

Kosova ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme, me kualifikimin me sukses të tri kompanive ndërkombëtare për fazën e dytë të ankandit të parë për ndërtimin e një impianti të erës me kapacitet prej 100 megavatësh.
Pas lansimit të këtij ankandi, të përkrahur nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), më 20 shkurt janë pranuar aplikacione nga tri kompani: Akuo Energy (Francë), Güriş (Turqi) dhe Konsorciumi Notus/Stublla Energy (Gjermani dhe Kosovë).
Komisioni vlerësues ka konfirmuar se të tri kompanitë kanë plotësuar të gjitha kriteret ligjore, teknike dhe financiare për këtë fazë, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së tyre në fazën e dytë të procesit – atë të dorëzimit të propozimeve të plota.
Ministria e Ekonomisë njoftoi se në ditët në vijim do të shpallë Kërkesën për Propozime për këto kompani të kualifikuara, një proces që do të zgjasë rreth gjashtë muaj dhe që do të zhvillohet sipas standardeve më të larta të transparencës.
Gjatë kësaj periudhe do të mbahet konferenca e para-ofertimit me kompanitë e kualifikuara, ku do të prezantohet struktura e projektit dhe marrëveshjet kontraktuale. Më pas do të pasohet me një fazë pyetjesh dhe përgjigjesh, që do t’u mundësojë kompanive të finalizojnë ofertat e tyre.
Vetëm ofertat që i përmbushin të gjitha kërkesat ligjore, teknike, mjedisore dhe sociale do të kalojnë në fazën finale të vlerësimit financiar. Kriteri kryesor për përzgjedhjen e fituesit do të jetë çmimi më i ulët për megavat-orë, duke respektuar kufirin e përcaktuar nga rregullatori.
Ky projekt shënon një tjetër hap drejt ndërtimit të një sistemi energjetik modern, të qëndrueshëm dhe të përballueshëm për qytetarët, ndërsa përfaqëson përkushtimin institucional për rritjen e burimeve të energjisë së pastër dhe për përfshirjen e investitorëve seriozë përmes proceseve transparente./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Udhëto drejt kryeqytetit magjepsës të Suedisë – Stockholm me PrishtinaTicket!

Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit “Kosova B”, pas katër dekadash

Mbi 2,000 entuziastë të Web3 mblidhen në Prishtinë – Kyrylo Khomiakov i Binance thotë se Kosova ka të ardhme të ndritshme digjitale

Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit “Kosova B”, pas katër dekadash

E jashtëzakonshme, kompania teknologjike XToka shpërbleu punonjësit me një udhëtim 5-ditor në ishullin magjepsës Palma de Mallorca

Mos u lodhni duke gatuar – Pallaqinkat Vici veç i ngrohni, gati për 5 minuta

Mbi 2,000 entuziastë të Web3 mblidhen në Prishtinë – Kyrylo Khomiakov i Binance thotë se Kosova ka të ardhme të ndritshme digjitale

Keshi jetës me Cash Plus

Kompleksi Linda, vendi ku ëndrrat dhe realiteti bashkohen në harmoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Nis publikimi online i rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri

Del exit-poll i parë i zgjedhjeve në Shqipëri

Kush ka më shumë fitore në "El Clasico" - ky rezultat vjen pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

Mori kritika për fotografinë me Xheneta Fetahun, G Bani publikon mesazhet

S’ka gjykim në mungesë dhe s’ka masa, BE-ja flet për proces ndaj Radoiçiqit në Serbi

Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë