Tri këshilla të rëndësishme për fillestarët në vrapim

Shumëkush vendos të fillojë vrapimin për të humbur kilogramët e tepër dhe për t’u kthyer në formë, mirëpo fillestarët duhet t’u kushtojnë vëmendje disa gjërave.
Vrapimi konsiderohet si një prej formave më të mira të ushtrimeve për të përmirësuar gjendjen fizike dhe mendore, ndërsa vrapimi i rregullt forcon eshtrat, muskujt dhe përmirëson gjendjen e sistemit kardiovaskular.
Veç kësaj ndihmon në kontrollimin e stresit dhe humbjen e peshës. Megjithatë, nëse keni vendosur të filloni vrapimin ndiqni tri këshilla për të krijuar një shprehi të shëndetshme.
Pajisjet janë shumë të rëndësishme, prandaj investimi në atlete dhe rroba të reja mund të jetë një motiv për të vrapuar. Atletet duhet të jenë të rehatshme dhe të kenë shtojca të buta në thembra që zbutin goditjen. Rrobat që vishni duhet të jenë të lehta dhe ajrosëse.

Ngrohja, ftohja dhe rigjenerimi duhet të jenë pjesë e rutinës. Ngrohja është e rëndësishme për të përmirësuar qarkullimin, për të zvogëluar ngurtësinë dhe për të zvogëluar rrezikun e lëndimit. Ngrohja mund të jetë një shëtitje ose zgjatje për pesë deri në dhjetë minuta.
Gjithashtu, ftohja pas vrapimit nuk duhet të lihet anash pasi është e rëndësishme të ktheni pulsin normal. Shëtitja e përmendur do të jetë e mjaftueshme. Ju mund të vraponi çdo ditë tjetër për t’i dhënë trupit një pushim dhe për t’u përshtatur me presionin në sistemin tuaj kardiovaskular, ndërsa për të përgatitur muskujt dhe kockat tuaja për vrapimin tjetër.
Fillestarët duhet të fillojnë ngadalë, pa distanca të gjata. Vrapimi afatshkurtër me intervale të ecjes këshillohet, sepse ndihmon trupin të rikuperohet. Filloni të vraponi me një ritëm të moderuar dhe mbajeni atë gjatë gjithë kohës. Me kalimin e kohës, ritmi dhe distanca mund të rriten. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!
12 fakte të çuditshme dhe interesante për Presidentin Obama

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania