LAJMI I FUNDIT:

Tri gjërat që asnjëherë nuk duhet t’ia kërkoni burrit

Tri gjërat që asnjëherë nuk duhet t’ia kërkoni burrit

Martesa funksionon me shumë kompromise, duke filluar nga mënyra se si i palosni rrobat, e deri tek shikimi i filmave që nuk ju pëlqejnë. Por, përderisa kjo sakrificë bëhet për shkak se e dashuroni bashkëshortin, atë e bëni me mendje të hapur dhe zemër të hapur

Reklama

Gjëja më e mirë rreth kompromiseve është se shkojnë përtej pritshmërie, gjë që mund të jetë tejet e mirë për martesën. Sidoqoftë, gratë shpeshherë kanë tendenca t’i kërkojnë burrave gjëra që janë të dëmshme për martesën.

Pra, këto janë disa nga gjërat që nuk duhet t’ia kërkoni asnjëherë burrit, pasi që jo vetëm se janë jorealiste, ato edhe janë të dëmshme për lidhjen, transmeton Telegrafi.

“Mos e shiko më asnjëherë një femër tjetër…”

Mos e merrni këtë gabim, por meshkujt janë të programuar gjenetikisht t’i vëzhgojnë femrat në përgjithësi, e veçanërisht ato që kanë trajta joshëse.

Mos pritni që burri nuk do ta shikojë më asnjëherë një grua të bukur, pasi që ai do ta bëjë këtë, pavarësisht se a ia kërkoni ju apo jo.

Besoni burrit dhe kuptojeni se edhe nëse ju e vëreni një mashkull të bukur, kjo nuk do të thotë se menjëherë do t’i futeni në shtrat.

“Duhet të ndryshosh…”

Ka shumë kualitete dhe trajta që i dashurinë rreth burrit tuaj. Por, shpeshherë mund të mos jeni admiruese e disa trajtave të tij, si p.sh. nëse ai është tejet optimist, i harron gjërat e rëndësishme etj.

Bëhuni e durueshme kur është fjala për këto gjëra dhe mbani mend kualitetet për të cilat e dëshironi.

Burri juaj është ai që është dhe asnjëri nuk duhet të pritni nga njëri-tjetri të ndryshoni.

Mos i kërkoni të mos dal me shoqërinë e vet…

Kjo është normale, veçanërisht në vitet e para të martesës.

Duhet ta keni parasysh se në një lidhje të shëndetshme është e rëndësishme të keni njerëz tjerë me të cilët e kaloni kohën, prandaj asnjëherë mos kërkoni nga burri që të shmangë shoqërinë e vet për hatrin tuaj. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Dy fustane elegante për zonjat mbi 50 vjeç: Modele që janë një zgjedhje e shkëlqyer për veshjen e ditës dhe të mbrëmjes

Dy fustane elegante për zonjat mbi 50 vjeç: Modele që janë një zgjedhje e shkëlqyer për veshjen e ditës dhe të mbrëmjes

Moda
Katër sekretet që mund t’i mbani fshehtë nga partneri pa e shkatërruar lidhjen!

Katër sekretet që mund t’i mbani fshehtë nga partneri pa e shkatërruar lidhjen!

Në çift
E fshehta pas dukjes së mrekullueshme të Jennifer Aniston, aktorja ndjek katër rregulla çdo ditë

E fshehta pas dukjes së mrekullueshme të Jennifer Aniston, aktorja ndjek katër rregulla çdo ditë

Femra
Femrat të cilat kanë inde të dendura në gjoks kanë rrezik dukshëm më të madh që të sëmuren nga kanceri i gjirit

Femrat të cilat kanë inde të dendura në gjoks kanë rrezik dukshëm më të madh që të sëmuren nga kanceri i gjirit

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Fustanet valëvitëse për çdo ditë: 10 kombinimet që do të vishni nga mëngjesi në mbrëmje

Fustanet valëvitëse për çdo ditë: 10 kombinimet që do të vishni nga mëngjesi në mbrëmje

Keshilla Modë
Eva Longoria tërhoqi vëmendje me ndryshimin e saj në Javën e Modës në Paris

Eva Longoria tërhoqi vëmendje me ndryshimin e saj në Javën e Modës në Paris

Flokë dhe stil
Kalo në kategori