Truri i një burri nuk është aq i komplikuar sa mendoni, por problemi me ta është se ndonjëherë nuk janë shumë shprehës në lidhje me emocionet e tyre apo pritshmëritë në marrëdhënie
Sigurisht që çdo marrëdhënie është unike, por ekzistojnë disa koncepte themelore universale, të cilave duhet t’ju përmbaheni gjithnjë kur bëhet fjalë për komunikimin. Ka 3 gjëra të rëndësishme që s’duhet t’ja bëni kurrë atij.
Nuk duhet të përmendësh ish-at herë pas here në biseda
Nëse nuk ju ka pyetur ende për historitë e tua romantike, apo thjesht nuk ju ka rastisur të flisni për këtë, mos i përmendni ato shpesh. Do duket si diçka e qëllimshme dhe askujt nuk i pëlqen të dëgjojë se sa i bukur ishte ish-i dashuri juaj.
Ai nuk dëshiron të dëgjojë se si ish-i juaj ishte i shkëlqyer në shtrat, apo se sa personalitet të këndshëm kishte, madje ai nuk do të dëgjojë as se sa i tmerrshëm apo toksik ishte ish-i juaj. Edhe komentet negative mund të kenë, në të shumtën e rasteve, të njëjtin efekt.
E vërteta është që ai thjesht nuk do të dëgjojë për ish-in tuaj. Nëse e përmendni disa herë, ai do pyesë veten pse dhe do krijojë një lloj pasigurie në marrëdhënien tuaj.
Nuk duhet të bëni komente që shkatërrojnë egon e tij dhe e bëjnë të ndihet “më pak burrë”
Gjëja më e brishtë për një burrë mund të jetë egoja e tij. Edhe gabimi më i vogël mund të jetë i mjaftueshëm për të sjellë shumë pasiguri tek ta.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ju të mos e shkelni atë kur rrëzohet dhe mos ta “prekni” në pikat e tij të dobëta.
Mos e ofendoni nënën e tij
Përpara se ai të vendosë t’ju bëjë ju gruan më të rëndësishme të jetës së tij, këtë vend e ka patur gjithnjë nëna. Lidhja e mamave me djemtë është shpeshherë shumë e ngushtë dhe delikate, shkruan Anabel.
Në momentin që ju vendosni të thoni diçka negative për të, do të ndryshoni shumë gjëra në mënyrën se si ai ju sheh. Një burrë gjithmonë do të tregojë vlerësim për gruan që e rriti dhe e bëri atë që është. Prandaj, nëse po mendoni “të sulmoni” personin më të rëndësishëm të jetës së tij, mbase duhet ta rimendoni.
Askush nuk do të fitojë në këtë situatë dhe ju mund të filloni, pa kuptuar, shkatërrimin e parakohshëm të marrëdhënies suaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAktorja e njohur përqafon thjeshtësinë, shkon në emision totalisht pa grimë
Sa shpesh duhet të lani flokët, përgjigjja do t'ju habisë
Nicole Kidman ‘përqafon’ trendin e ri të flokëve dhe duket kaq ndryshe
Jennifer Garner tregon vështirësinë më të madhe e të qenit nënë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes