LAJMI I FUNDIT:

Tri ditë deri në seancën konstituive të Kuvendit, analistët thonë se LDK duhet të heq dorë nga pozita e Presidentit

Tri ditë deri në seancën konstituive të Kuvendit, analistët thonë se LDK duhet të heq dorë nga pozita e Presidentit

Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u kanë mbetur edhe tri ditë kohë për arritjen e koalicionit qeverisës, deri në mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, e cila sipas vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi do të mbahet më 26 dhjetor.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës deri tani kanë zhvilluar disa takime, ku kanë harmonizuar programet qeverisëse, mirëpo bisedimet kanë ngecur tek ndarja e posteve, ku LDK po kërkon që pozita e presidentit të përfshihet në marrëveshje, ndërsa në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje po e kundërshton këtë, shkruan Telegrafi.


E, zgjidhja e kësaj situatë sipas analistit Blerim Vela varet nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

“Arritja e marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës varet kryekëput nga vullneti i Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, që të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dy palët për ndarjen e përgjegjësive institucionale duke përfshirë çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri në 2021. Veprimet e ndërmarra nga partitë politike nga takimi i 2 dhjetorit kanë qenë në drejtim të cimentimit të qëndrimeve partiake dhe jo arritjes së kompromisit”, ka thënë Vela për Telegrafin.

Analisti politik, Blerim Vela

Mes tjerash, Vela tha se arritja e marrëveshjes LVV-LDK duket larg. Megjithatë ai shtoi se presioni ndaj këtyre partive do të shtohet, që paradoksalisht mund të rezultojë me krijimin e arritjes së marrëveshjes.

“Partitë gjatë kësaj faze i janë qasur negociatave përmes kushtëzimeve rigjide që ka rezultuar në zvogëlimin e hapësirës për arritjen e zgjidhjes së kompromisit. Për rrjedhojë, bazuar nga qëndrimet e shprehura të LVV dhe LDK duke se arritja e marrëveshjes është ende larg. Megjithatë, nga 26 dhjetori presioni publik mbi LVV dhe LDK do të shtohet që paradoksalisht mund të rezultojë në krijimin e kushteve për arritjen e marrëveshjes”, pohoi ai.

Analisti Vela tha se LVV dhe LDK duhet të jenë të vetëdijshme që vonesat në krijimin e qeverisë dhe funksionalizimin e Kuvendit pas 26 dhjetorit, rrezikojnë të fusin vendin përveç në krizë politike, po ashtu edhe në krizë buxhetore dhe institucionale.

“Mosmiratimi i buxhetit për vitin 2020 deri më 29 shkurt 2020 nënkupton ndalimin e financimit të institucioneve publike nga buxheti i shtetit. Situata e tillë mund të shti në kolaps të paprecedent institucional dhe politik. Duke marrë parasysh këto implikime serioze, LVV dhe LDK do të kenë të vështirë që të arsyetojnë për gjatë kohë, pas 26 dhjetorit, mos gjetjen e formulës për kompromis dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Është e qartë se LVV dhe LDK duhet të gjejnë zgjidhje kompromisi, diçka që është e arritshme sikur të ekziston vullneti i ndërsjellë dhe mirëbesimi mes partnerëve politikë”, është shprehur Vela.

Lidhur me situatën e krijuar politike është prononcuar edhe Shpend Emini nga organizata joqeveritare D4D.

Ai ka thënë për Telegrafin se LVV-së dhe LDK-së, i ka mbetur edhe pak kohë për të arritur marrëveshjen e për të tejkaluar krizën.

“Vonesat në krijimin e institucioneve kryesore mbetet kërcënim serioz për konsolidimin demokratik. Edhe pse Kuvendi nuk është konstituar ende, VV dhe LDK-së i mbetet edhe pak kohë për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje, e të tejkalohet kriza e mundshme si ajo e vitit 2014 por edhe e vitit 2017”, ka pohuar ai.

Shpend Emini, organizata joqeveritare D4D

Emini ka thënë se po shihet një një tendencë për pazaret që kanë të bëjnë më shumë për akomodimin e posteve politike, apo ndarjen e pushtetit sidomos të posteve të nivelit të lartë, e më pak të bisedohet për programet që kanë të bëjnë me interesin publik.

“Nëse partitë bisedojnë për krijimin e qeverisë ajo marrëveshje duhet të jetë në kuadër të një mirëbesimi mes dy partive, sidomos pasi një gjë e tillë pritet edhe nga votuesit e tyre. Për të tejkaluar këto sfida në të ardhmen, partitë duhet të rifillojnë reformën zgjedhore dhe të ndryshojnë njërën nga sfidat kryesore, atë që partia fituese t’a kontrollojë dhe mundësisht bllokojë procesin pas zgjedhjeve. Po ashtu partitë duhet ta largojnë Presidencën nga pazaret për krijimin e koalicioneve e sidomos që për këtë post të zgjedhin liderët e partive apo edhe ndonjë figure nga partia, por të gjejnë emër që do të përfaqësonte unitetin e popullit”, ka pohuar ai.

Ndërkaq, kreu i LVV-së dhe ai i LDK-së kanë pohuar në vazhdimësi se duan arritjen e një marrëveshje e cila do të rezultonte me qeveri stabile për një mandat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori