LAJMI I FUNDIT:

Tri biznese nga Mitrovica eksportojnë prodhimet e tyre në Gjermani

Tri biznese nga Mitrovica eksportojnë prodhimet e tyre në Gjermani

Nga platforma e fabrikës prodhuese “Bunjamini”, ka filluar të hënë eksporti për në Gjermani i prodhimeve të tri ndërmarrjeve prodhuese nga Mitrovica: “Bunjamini”, “Eco Color” dhe “Niga Profil”. Eksporti i betonit, ngjyrave dhe rrjetave që prodhohen në këto ndërmarrje për në Gjermani është bërë me ndërmjetësimin e drejtorit të Odës Ekonomike Afrikane, Baki Baliu.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili me bashkëpunëtorët e tij përcolli nga afër ngarkesat e para me prodhime të këtyre ndërmarrjeve për eksport për në Gjermani, tha se është ky një sukses i madh i arritur me shumë mund dhe punë cilësore të drejtuesve dhe punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve.


“Kjo ditë është e rëndësishme edhe për komunën e Mitrovicës dhe për bizneset tjera, të cilat duhet të marrin shembull nga këto tri ndërmarrje se si duhet punuar dhe prodhuar për të depërtuar në tregjet e Evropës perëndimore, e që është synim dhe qëllim i yni. Ne në komunë do të bëjmë gjithçka që është e mundur që bizneseve të ju krijojmë kushte sa më të mira dhe ti mbështesim për të arritur suksese të tilla”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Sipas bashkëpronarit të kompanisë “Eco Color”, Astrit Haxhiu, eksportit i ka parapri një vizitë e bërë dy muaj më parë në këto ndërmarrje të përfaqësuesve të disa kompanive nga Gjermania, me ç’rast edhe është arritur marrëveshja për bashkëpunim.

Ai tha se bashkëpunimi është bërë i mundur falë punës së palodhshme dhe të kujdesshme të këtyre tri ndërmarrjeve, që kanë arritur për të plotësuar të gjitha kriteret konform normave të tregut Evropian dhe kushteve të përfaqësuesve të kompanive gjermane.

Drejtori i kompanisë “Bunajami” , Afrim Shabani, falënderoj kryetarin Bahtiri për mbështetjen e tij dhënë bizneseve mitrovicase si dhe drejtorin e Odës Ekonomike Afrikane, Baki Baliu, për kontributin që ka dhënë për të mundësuar plasmanin e prodhimeve në tregun gjerman. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar
Kalo në kategori