LAJMI I FUNDIT:

Trevjeçari nga Rusia bie nga dritarja e katit të katërt, kalimtarët e rastit e shpëtojnë pak centimetra pa u përplasur në tokë (Video, +16)

Trevjeçari nga Rusia bie nga dritarja e katit të katërt, kalimtarët e rastit e shpëtojnë pak centimetra pa u përplasur në tokë (Video, +16)

Ky është momenti rrëqethës kur dy burra nga Rusia arrijnë ta shpëtojnë një djalë 3-vjeçar, i cili rrëzohet nga dritarja e katit të katërt të ndërtesës.

Dmitry, 47-vjeç, dhe Vadim, 30, e kuptuan se vogëlushi Danya po binte, dhe kështu menjëherë u afruan pranë ndërtesës për ta pritur, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur vogëlushi humb forcën dhe bie nga kati i katërt, por ishin pikërisht këta dy burra që arrijnë ta kapin vetëm pak centimetra para se të përplasej në tokë.


Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qytetin rus Dzerzhinsk, kurse vogëlushi është dërguar me urgjencë në spital ku është konstatuar se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, përveç disa mavijosjeve në gju.

Familjarët e vogëlushit kanë deklaruar se Dmitry dhe Vadim do të jenë gjithmonë heronjtë e vogëlushit Danya, që mund të quhet njeriu më me fat në botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori