LAJMI I FUNDIT:

Trepça regjistrohet si shoqëri aksionare

Trepça regjistrohet si shoqëri aksionare
Foto: Ilustrim

Gjiganti “Trepça” është regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), në bazë të ligjeve të Kosovës.

Regjistrimi vjen pas votimit në Kuvend të statutit të “Trepçës”.


Këtë lajm e ka bërë publik vet kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili duke uruar qytetarët dhe minatorët e ka vlerësuar si lajm të madh.

“Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Punë të mbarë e me fat”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në profilin e tij, në Facebook.

“Trepça” tash do të jetë shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve do të jenë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind do t’u përkasin punonjësve të “Trepçës”. /Telegrafi/