LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 do kualifikimin tutje, këto janë çmimet e biletave për ndeshjen kthyese

Trepça ’89  do kualifikimin tutje, këto janë çmimet e biletave për ndeshjen kthyese

Trepça ’89, kërkon të kalojë në rrethin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Por, për ta bërë një gjë të tillë, duhet ta mposhtë Vikingurin në ndeshjen e kthimit, pasi në përballjen e parë, kanë humbur me rezultat 2:1.


89-shi, llogarit në lojtarin e 12-të, që pritet të jenë tifozët, e ku numri i tyre mund të jetë i madh, marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes.

Për këtë gjë, klubi i Trepçës ka caktuar çmimet e biletave për të gjithë ata që duan ta shohin ndeshjen nga afër.

Çmimin e biletave e ka zbuluar për Sportin në KTV, kryetari i klubit të Trepçës ’89, Abedin Zeka.

“Bileta më e lirë do të kushtojë 2 euro, kurse më e shtrenjta 7 euro”.

“Prapa portave, biletat do të kushtojnë nga 2 euro, në lindje 4 euro, kurse në perëndim 7 euro. Kemi menduar që të mos jenë të shtrenjta, por t’u përshtaten rrethanave ekonomike dhe të kenë mundësi të vijnë në stadium ata që kanë dëshirë”, ka thënë Zeka.

Ai ka shtuar më tej, se ende nuk kanë vendosur se kur do të dalin biletat në shitje, por sipas tij një gjë e tillë do të bëhet e ditur shumë shpejt.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori