LAJMI I FUNDIT:

Treni që transportonte 212 vetura del nga binarët në Ohio, pamjet amatore shfaqin momentin rrëqethës

Treni që transportonte 212 vetura del nga binarët në Ohio, pamjet amatore shfaqin momentin rrëqethës

Në Norfolk të Ohios, një tren me shumë vagonë ka dalë nga binarët derisa ishte në lëvizje, duke detyruar autoritetet lokale t’ju kërkojnë banorëve të largohen nga pronat e tyre për arsye sigurie.

Megjithatë në fund doli se treni nuk po transportonte ndonjë materie të rrezikshme apo helmuese, që mund t’ua rrezikojë jetën banorëve, transmeton Telegrafi.


E pavarësisht se treni që transportonte 212 vetura, 20 prej tyre dolën nga binarët derisa ishin të parkuar brenda vagonëve.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa një video amatore ka kapur momentin kur treni del nga binarët dhe vagonët filluan të përplasen nëpër tokë.

Ky është rasti i dytë që brenda një jave ndodhë që treni të dalë nga binarët në Norfolk, ku dy ditë më parë një tjetër doli nga binarët. /Telegrafi/