LAJMI I FUNDIT:

Treni përplaset me një kamion në Hamburg – të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Treni përplaset me një kamion në Hamburg – të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Hamburg të Gjermanisë.

Më shumë se 12 persona janë lënduar, shumica prej tyre lehtë, në një përplasje mes një treni të distancës së gjatë dhe një kamioni me rimorkio në një periferi të qytetit të Hamburgut në Gjermani.

Një person i lënduar rëndë u shpëtua në vendngjarje, por më vonë vdiq shkaku i plagëve, ndoshta gjatë udhëtimit për në spital ose në spital, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve, shkruan dw.


Më shumë se 250 pasagjerë të tjerë në trenin Intercity Express (ICE) nuk janë lënduar.

Policia kërkoi autobusë për t’i transportuar ata nga vendi i aksidentit, raportuan mediat lokale.

Treni Intercity Express (ICE) ishte në drejtim të qytetit të Bremenit në perëndim të Gjermanisë kur u përplas me një kamion të ngarkuar me shina hekurudhore në një kalim hekurudhor në lagjen Rönneburg të Hamburgut. Ngarkesa u shpërnda në vendngjarje.

Shkaku i aksidentit nuk është bërë menjëherë i qartë gjersa kanë filluar hetimet e autoriteteve gjermane.

Linja mes Hamburgut-Harburgut dhe Maschen në Saksoninë e Ulët u mbyll përkohësisht dhe trenat e tjerë u devijuan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori