LAJMI I FUNDIT:

Treni godet për vdekje një banor në Gjevgjeli

Treni godet për vdekje një banor në Gjevgjeli

Treni gjatë ditës së djeshme ka goditur për vdekje një 64-vjeçar nga fshati Miravci.

Sipas MPB-së, më dje është paraqitur në polici se në hekurudhat tek fshati Miravci, treni i cili udhëtonte në relacionin Gjevgjeli-Tabanovc, ka goditur S.G (64), përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja në vendin e ngjarjes, ndërsa hetime kanë kryer prokurori publik dhe stacioni policor në Gjevgjeli./Telegrafi/