LAJMI I FUNDIT:

Treni del nga shinat dhe shpërthen në flakë – pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti në Iowa të SHBA-së

Treni del nga shinat dhe shpërthen në flakë – pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti në Iowa të SHBA-së

Një tren doli nga shinat në qytetin e largët në veriperëndim të Iowa, Sibley, të dielën pasdite, duke bërë që autoritetet të urdhëronin evakuime në zonë për shkak të shqetësimit rreth nitratit të amonit që bartej nga trenat.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregon dhjetëra vagonë treni grumbulluar dhe të përfshirë nga flakët, si dhe një tufë të madhe tymi të zi që ngrihet nga pjesa e përparme e grumbullimit.


Së paku deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të vdekur apo të lënduar.

Sibley, një qytet me rreth 3,000 njerëz në Osceola County, është afërsisht 200 milje në veriperëndim të Des Moines.

Siç është raportuar tutje, dalja nga binarët ndodhi rreth orës 2 të pasdites, dhe një rreze prej 5 miljesh u evakuua për shkak të shqetësimit rreth nitratit të amonit që transportohej nga trenat.

Dalja nga shinat ndodhi në një hekurudhë Union Pacific, sipas informacionit nga faqja e internetit e Departamentit të Transportit në Iowa.

Zëdhënësja e Union Pacific, Robynn Tysver, i tha Associated Press se rreth 47 vagonë dolën nga shinat, por ekuipazhi i trenit nuk u lëndua.

Ajo tha se hekurudha po punon me autoritetet lokale dhe shkaku i daljes nga shinat është nën hetim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori