LAJMI I FUNDIT:

Trendi i ri në TikTok: Nga sytjena të thjeshta në të brendshme me dantella të stilit të lartë

Trendi i ri në TikTok: Nga sytjena të thjeshta në të brendshme me dantella të stilit të lartë

Një grua ka ndarë në TikTok ndryshimet që bëri në sytjenat që ‘nuk i veshi kurrë’, duke i bërë ato të duken krejt ndryshe.

Në video, një zë i automatizuar robotik lexon: “E kam blerë këtë nga Primark, por kurrë nuk e vesha sepse ishte shumë e mbushur”.


Sytjena e kuqe është treguar në gjendjen e saj fillestare, para se përdoruesja e saj vë në përdorim trukun për prerjen e mbushjes. Një shkrepje tregon mbushjen që ajo hoqi të paktën rreth dy centimetra të trashë, me zërin që thoshte: “Kjo ishte me të vërtet e trashë’.

@ellabennyxo

actually came out rlly nice and it was like £4 or something 😭 #fypシ #foryoupage #blowthisup #foryou #brallete

♬ Ak47 – Jdm 🔰

Me mënyrën e redaktimit të videos, është e paqartë se sa kohë i duhet gruas, e cila poston nën emrin e përdoruesit @ellabennyxo, për të hequr të gjitha mbushjet .

Sidoqoftë, duket se në fund sytjena është shumë e pastër dhe produkti i përfunduar duket krejtësisht ndryshe.

Videoja është parë gati 230,000 herë deri më tani, dhe ky truk është bërë viral në TikTok, me përdorues të shumtë që i bashkohen trendit. /Telegrafi/