Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, e kanë përhapur një lloj sfide të çuditshme, ku kërkohet t’ju hidhet fëmijëve djathë në fytyrë.

E tëra filloi pas një postimi në Twitter, ku njëri ia hodhi copën e djathit vëllait të vogël dhe ngjarja u pa më se tetë milionë herë, transmeton Telegrafi.

“Vetëm desha të ju tregojë, që ai nuk është vëllai im dhe e ka fshirë postimin. Nuk prita të bëhej kaq viral” ka qenë shkrimi që pasoi.

Mirëpo, kjo është kthyer në një trend, me prindërit që e nominonin njëri-tjetrin që t’i hedhin fëmijëve copa të holla djathi.

Deri më tani, kjo është përhapur shumë në internet, megjithëse ka kritika se ky veprim mund të jetë jo higjienik. /Telegrafi/