LAJMI I FUNDIT:

Trendet më pikante të bukurisë nga tapeti i Oscars 2017

Trendet më pikante të bukurisë nga tapeti i Oscars 2017

Shikoni kush shkëlqeu më së shumti në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve më të rëndësishme të vitit kur bëhet fjalë për filmin.

Në ceremoninë e sivjetmë të ndarjes së çmimeve ‘Oscar’ kanë parakaluar yje të shumta, që kanë sjellë trendë të rinj, si në fushën e modës ashtu edhe në atë të grimit dhe flokëve.


Më poshtë ua kemi sjellë disa nga yjet e Hollivudit, dukjet e të cilave mund t’i kopjoni.

Emma Stone

Kombinuar kokë e këmbë në ngjyrë ari me një buzëkuq të kuq “pikant” duket se është një kombinim triumfues, në çdo rast.

Naomie Harris

Naomie Harris ka “veshur” një nga trendet e bukurisë të këtij viti, pudra e syve në ngjyrë pink!

Brie Larson

Disa kritika mendojnë se zgjedhja e një fustani të zi në një tapet të kuq nuk është nga ato zgjedhjet e zgjuara. Por gabohen. Sidomos kur kontrastin dhe kombinimin e gjen në një buzëkuq portokalli në të kuqe nga Nars.

Michelle Williams

Këtë vit na tregon kuptimin e një look-u të freskët, tepër feminil me një prerje pixie-cut që duket si një version i moderuar I 2017-ës i Mia Farroë.

Janelle Monae

Janelle Monae ishte e mbuluar me metalike, shkëlqim xixash e gurësh të çdo forme, madhësie dhe ngjyre. Por ishte prerja e re e flokëve, makeup-I metalik dhe vetullat e konturuara dukshëm që vodhën vëmendjen e duhur.

Nicole Kidman

Flokët e aktores, fustani i Armanit dhe lëkura e trupit janë në të njëjtën familje ngjyrash, gjë që e bën tepër të dukshëm buzëkuqin portokalli të jetë zgjedhja e përkryer.

Kirsten Dunst

Kirsten Dunst na serviri disa onde të çrregullta, penel të zi dhe buzë të kuqe klasike.

Jessica Biel

Peneli i zi i dukshëm dhe flokët e mbledhura në pjesën e pasme ishin plotësuesit perfekt të fustanit  me shkëlqim metalik.

Halle Berry

Halle Berry solli “dramën” në tapetin e Oscars me një stil totalisht të ri. Kaçurrela të fryra, voluminoze dhe në formë sustash. E përkryer me format e fustanit dhe tonalitetin e lëkurës së Berry-t.

Charlize Theron

Pamja e inspiruar nga vitet ’80 i aktores përfaqësohej nga flokë të kapur bisht, grim minimal metalik dhe buzë rozë-nude.

Alicia Vikander

Nuk është hera e parë që Alicia parakalon në tapetin e kuq me modelin e flokëve të mbledhur topuz. Por me gjerdanin prej diamatësh në qafë, arrini dot ti kushtoni vëmendje flokëve casual jo dhe aq të përshtatshëm për Oscars?

Scarlett Johansson

Fytyrë që shkëlqen dhe mollëza natyralisht të pigmentuara janë elementët që i duhen një pamjeje ultra feminine!

Ruth Negga

Komentet më të mira për aktoren e filmit “Loving” nga fustani Valentino e deri tek rrethi i kokës.

Emma Roberts

Emma Roberts përcjell pamjen klasike të një femre plot sharm dhe elegante duke shkëqyer në tapetin e kuq të këtij viti.

Felicity Jones

Baluket tuaja janë në process rritjeje? Ashtu është edhe për Jones që na tregon se flokët e kthyera në fund nuk janë vetëm praktike por edhe shumë femërore.