LAJMI I FUNDIT:

Trendet e fundit në Kosovë, kriza e COVID-19 në industrinë e dizajnit e deri te puna me studentë – pikëpamjet nën emrin e modës Enkelejda Shatri

Trendet e fundit në Kosovë, kriza e COVID-19 në industrinë e dizajnit e deri te puna me studentë – pikëpamjet nën emrin e modës Enkelejda Shatri
Foto: Ridvan Slivova, Foto-Montazh: Ardian Keka/Telegrafi

Me një përvojë shumëvjeçare në fushën e modës, Enkelejda Shatri, mund të thuhet lirshëm se është një nga stilistet pionere të industrisë së dizajnit në Kosovë.

Ajo është e angazhuar prej vitesh në atelien e saj, me dizajnimin e koleksioneve të ndryshme, duke sjell gjithmonë kreacione në hap me trendet e kohës.


Për vite me radhë, Enkelejda ka punuar me emra të njohur të artit, ndërsa vazhdon prej më shumë se 16 vitesh të jetë e angazhuar edhe me studentë, duke përcjellë etikën e saj të punës te gjeneratat e reja.

Enkelejda Shatri (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në një intervistë për Telegrafin, stilistja e njohur rrëfen në syrin e saj, se si ka evoluar moda me kalimin e viteve – që nga koha kur ajo filloi këtë rrugëtim e deri te vitet e karrierës që ka ndërtuar sot.

“Faktikisht nuk mund ta quaj evoluim, por mund ta quaj ndryshim, edhe pse nuk e kemi bërë vetëm dizajnerët e Kosovës, as vetëm unë, por e kemi bërë të gjithë dizajnerët nëpër botë. Moda e lartë më përpara ka ofruar veshje shumë individualiste, ndërsa sot veshjet janë më të globalizuara, përderisa edhe brendet e mëdha kanë hyrë me material me shkëlqim, me gur, madje kanë bërë koleksione edhe për gratë e mbuluara, do te thotë se edhe ne nuk dallojmë nga ata. Edhe ne kemi hyrë në këtë trend prej disa vitesh. Si ne fustanet e mbrëmjes, me shkëlqim me shumë glam, edhe në ato veshjet e përditshme, që gjenden në të gjitha trendet botërore, njësoj ecim edhe neve, njësoj eci edhe unë – s’është që ka evoluar, por mendoj që ka ndryshuar, d.m.th qasja është bërë më e afërt me shijet e lindjes, jo vetëm te dizajnerët e Kosovës por të gjithë dizajnerët botërorë, madje edhe klientela që është në perëndim kërkon dhe ka të njëjtën shije tashmë kërkon të njëjtin produkt”, ka thënë Enkelejda Shatri.

Tutje, dizajnerja e modës tregon se cilat janë trendët që po prekin më shumë viteve të fundit në Kosovë, dhe në botë në përgjithësi.

Ajo thotë se vendi ynë është mjaft në hap me kohën dhe i përfshirë në trendët evropiane dhe ndërkombëtare.

“Është një përzierje e trendëve, unë nuk e dalloj Kosovën nga bota, sepse si në Kosovë si në botë njësoj është trendi, është një përzierje. Zakonisht tash po shfrytëzohen më shumë ngjyrat. Ndoshta sepse bota është duke kaluar një fazë të vështirë prej coronavirusit, prej mbylljes, fazë edhe psikike, mendoj që dizajnerët kanë futur ngjyrat sepse ka më shumë gjallëri në anën psikike të popullatës. Por edhe format janë shumë të përziera, ka tendencë të viteve ‘80, një trend rikthim të viteve ‘70 për momentin, si në pantallona, bluza, xhaketa, por është edhe tendenca e viteve ‘80, që të futet më shumë ngjyra në përditshmëri”, thekson ajo.

Enkelejda Shatri përgjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Pandemia COVID-19 që ka goditur shumë biznese, normalisht nuk ka lënë pa prekur edhe industrinë e modës.

Shatri në bisedën për Telegrafin është shprehur se me t’u ndaluar organizimet glamuroze, edhe shitja e produkteve të parapara për evente të tilla kanë qenë në mungesë kërkesash.

Mirëpo pavarësisht të gjitha, Enkelejda thotë se pati edhe anën e saj pozotive pandemia – atë të kohës së mjaftueshme për të menduar dhe realizuar më shumë koleksione të reja.

“Ka ndikuar jashtëzakonisht shumë për sa i përket shitjeve, sepse një produkt që blihet për raste speciale, është një produkt që blihet për raste speciale dhe duke qenë se i kanë ndaluar dasmat, mbrëmjet e maturës, eventet e ndryshme dhe për këtë shkak edhe shitja ka rënë, faktikisht krejt bota ka një rënie të madhe të këtyre produkteve, ku më shume pastaj janë shtuar ato shitjet online, produktet janë më shumë konsum. Ndërsa duke parë në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit gjendja është më mirë, por mua më ka dhënë një mundësi shumë më të mirë, sepse kemi punuar nëpër koleksione të reja, ndërsa në vitet e kaluara kemi punuar 3-4 koleksione në vit, këtë vit kemi realizuar rreth gjashtë koleksione sepse kemi pasur më shumë kohë. Kështu që n.q.s të ardhurat kanë qenë më të vogla se vitet e kaluara, kreativiteti ka qenë më i lartë këtë vit sepse kemi pasur kohën e mjaftueshme, kështu që mua në anën kreative më ka përmbushur më shumë”, thotë stilistja me përvojë shumëvjeçare,

Enkelejda Shatri është përzgjedhur edhe nga këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, për të realizuar dy nga veshjet e setit fotografik që është realizuar për para-prezantim në “Eurovision”, pasi sivjet ajo është përfaqësuese e Shqipërisë me këngën “Karma”.

Ajo thotë se puna me Anxhelën ishte mjaft produktive dhe në fund me një rezultat të kënaqshëm.

“Dy prej veshjeve që ajo i ka pasur për pre-prezantim kanë qenë dizajn o joni, ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë me Anxhelën. Anxhela ka një gjë të mirë, sepse të lë të punosh dhe të japësh ide, sipas asaj që ti e sheh te Anxhela, jo atë që ajo të urdhërojë, siç ndodh shpesh te këngëtaret, ndërsa Anxhela i zgjodhi vet veshjet prej fillimit dhe filluam të diskutojmë propozimet që ne i dhamë për këto dy veshje te fotoesionit që me të vërtetë ka dalë mirë dhe na ka pëlqyer shumë, dhe mënyra qysh ajo i ka prezantuar, duke marrë parasysh që nuk është modele, i ka prezantuar në mënyrën më të mirë të mundshme, u duk si modele edhe pse është këngëtare. Ka qenë një bashkëpunim që jemi ndarë të kënaqur të dyja palët”, tha Enkelejda për Telegrafin.

Anxhela Peristeri me kreacion të Enkelejda Shatrit (Foto: Anxhela Perister/Instagram)

Por kthehemi te tradicionalja…këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i befasoi të gjithë shqiptarët sivjet kur vendosi që në një prej klipeve të saj, të shfaqet me veshje kombëtare të punuar nga stilist shqiptar Valdrin Sahiti.

Dizajnerja Shatri përgjatë bisedës theksoi se vëmendja e shqiptarëve për të pasur elemente tradicionalë në veshjet e tyre është gjithmonë e më e madhe.

“Gjithmonë ka pasur interesi sidomos për detajet, por interesimi më i madh ka qenë në vitet e fundit sepse është organizuar balloja shqiptare, e cila në njëfarë mënyre na ka dhënë një shtytje për të punuar me veshje kombëtare, dhe ka qenë një ndër eventet ku secili ka shfaqur atë talentit tonë sa i përket asaj pjesës së bashkëpunimit të veshjes kombëtare me aktualen, trendin – kështu që viteve të fundit është rritu interesimi. Edhe në dasma, edhe evente të ndryshme, ka klientë që shprehin dëshirën për të pasur elemente në veshjet e tyre, por të stilizuar”, ka thënë ajo.

Enkelejda është edhe drejtoresha e Aakdemisë “Evolucion” në Prishtinë, e cila në fokusin e saj ka kultivimin e të gjitha drejtimeve të dizajnit.

“Akademia “Evolucion” i ka bërë 16 vite tashmë edhe të them të drejtën. Numri i studentëve jo që nuk është ulur, por kërkesa është shumë e madhe, ndoshta sepse produkti jonë është studenti – sepse është studenti ai i cili na përfaqëson më së miri si akademi. Kërkesat janë shumë, por ne e kemi një numër te caktuar, vetëm 120 studentë në drejtimin e dizajnit, që kanë të drejtën për t’u regjistruar në vit, por kërkesat janë të atilla që ka studentë që presin vitin tjetër për t’u regjistruar. Normalisht që ka shumë punë, sa më shumë studentë, aq më shumë përgjegjësi ke ndaj tyre – duhet të punosh që t’ua nxjerrësh kreativitetin në pah, të punosh që t’ua nxjerrësh stilin komplet. Pra janë një varg procesesh që duhet të punosh që t’jua nxjerrësh më të mirën”, thotë Shatri.

Enkelejda Shatri (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Tutje, ajo shprehet se në akademinë e saj nuk mësohet profesioni i dizajnerit vetëm sipërfaqësisht, por në tërësi çdo detaj i atyre që e kultivojnë dëshirën poër t’u marrë me dizajn.

“Në akademinë tonë nuk mësohet vetëm të krijosh si dizajner, por mëson të gjitha proceset që mund të ketë një atelie, ku studenti e gjen vetëm si dizajner, e gjen si drejtor kreativ, e gjen veten si patronist – që është një profesion shumë i vështirë dhe që duhet të kesh talent për ta bërë atë. Të gjitha studiot në botë kanë nevojë për patronistë, dhe mendoj që një ndër pikat e forta të Akademisë “Evolucion” është studentët punojnë dhe praktika është ajo që më së shumti i ndihmon studentët që të ecin përpara, kështu që këto janë disa nga arsyet pse ne kemi studentë të suksesshëm”, ka thënë ajo.

Për fund, Enkelejda Shatri, jep një mesazh për të gjithë ata të rinj të cilët synojnë t’i futen kësaj, rruge, duke inkurajuar që të punojnë shumë, pasi puna e madhe e konmbinuar me talent, janë çelësi drejt suksesit.

“Ne të gjithë e nisim ditën duke e parë veten në pasqyrë dhe fillojmë ta kombinojmë veten, i nxjerrim rrobat nga dollapi, themi: ‘A më shkon kjo? A s’më shkon ajo?”, dhe të gjithë fillojmë të mendojmë se mund ta bëjmë këtë profesion. Një numër i madh vijnë me atë mendim, sepse kombinohen gjatë ditës dhe kur fillojnë ta bëjnë këtë punë atëherë fillojnë e ndërrojnë komplet konceptin e profesionit, sepse nuk është fakulteti i lehtë, është bile përkundrazi shumë i vështirë, sepse nuk mund te presësh fundin e sezonit, por duhet të punosh që prej ditës së parë, kështu që është një punë që duhet të evoluoje, dhe të gjithë studentët e shohin ndryshe nga si e kanë parë në fillim. Mirëpo në fund të gjithë studentët që e kanë pasur vullnetin dhe me të vërtetë dëshirën për të qenë dizajner, ata triumfojnë, d.m.th jo të gjithë mund ta bëjnë këtë pune, por në shumicën e rasteve janë ata që me të vërtet kanë pasur vullnetin dhe dëshirën për ta bërë këtë punë, sepse kur vijnë këtu e shohin se duhet punuar shumë. Mund të kesh talent, por pa pune s’mund të arrish asgjë”, përfundon Enkelejda Shatri. /Telegrafi/

Enkelejda Shatri (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori