LAJMI I FUNDIT:

Trendafilova deklarohet mbi Vendimin e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese

Trendafilova deklarohet mbi Vendimin e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese

Shqyrtimi prej Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese i Rregullores së miratuar të Procedurës dhe të Provave është një element thelbësor për të garantuar, sikurse kërkohet prej Kushtetutës së Kosovë, zbatimin e standardeve më të larta të të drejtave të njeriut nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Krahasuar me institucione të tjera që procedojnë krime të ngjashme, kjo përbën një risi, thuhet në deklaratën e kryetares Ekaterina Trendafilova pas shqiptimit të vendimit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

Në vendimin e sotëm të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese konstatohet se nga gjithsej 208 rregulla, gjykatësve të Plenares do t’u duhet të shqyrtojnë sërish disa dispozita konkrete.


Ky proces fuqizon strukturën e Dhomave të Specializuara dhe garanton plotësisht respektin për të drejtat themelore dhe liritë e individit.

“Brenda një kohe sa më të shkurtër, unë do të mbledh Plenaren me qëllim që rregullat e lartpërmendura të ndryshohen në përputhje me vendimin e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye, Rregullorja do të hyjë në fuqi pasi Gjykata Kushtetuese të ketë marrë vendim të formës së prerë se të gjitha rregullat janë në përputhshmëri me Kapitullin II të Kushtetutës”, thuhet në deklaratën e Trendafillova.

Ajo me këtë rast u shpreh gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese mirënjohje për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm, duke garantuar në këtë mënyrë standardet më të larta të mundshme të të drejtave të njeriut në procedurat e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori