LAJMI I FUNDIT:

Trençevska: Nuk mund të marr pension të njëjtë një person që ka punuar 45 vjet me atë që ka punuar 15 vjet

Trençevska: Nuk mund të marr pension të njëjtë një person që ka punuar 45 vjet me atë që ka punuar 15 vjet

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska thotë se ka pasur takime konstruktive me pensionistët.

“Kemi pasur takime konstruktive me pensionistët në periudhën e kaluar. Sipas tyre standardi i jetesës dhe shuma e pensioneve janë sa për të mbijetuar.


Edhe unë jam dakord që pensionet më të ulëta janë të vogla. Megjithatë, shuma e pensioneve varet nga sa kemi kontribuar në sistemin e pensioneve gjatë jetës sonë të punës dhe nga kohëzgjatja e përvojës së punës. Nuk mund të barazojmë njerëzit që kanë punuar për 45 vjet dhe njerëzit që kanë punuar për 15 vjet.

Nuk mund të barazojmë njerëzit që kanë punuar në punë komplekse sepse ata kanë paga më të larta dhe njerëzit që kanë pagë minimale, sepse paga formohet sipas kompleksitetit të punës. Dhe ajo që investojmë në fondin pensional gjatë gjithë jetës sonë të punës, na kthehet me pensionet tona”, tha Trençevska për “TV21″.

Trençevska tha se kur është përdorur metodologjia e tanishme për rritjen e pensioneve, pensionistët nuk kanë qenë kundër.

“Në shtator nuk pritet rritje pensionesh me metodologjinë e re. Në mars të vitit të kaluar kur futëm metodologjinë e re dhe kur bëmë ligjet për sigurimin invalidor, asnjë pensionist nuk ishte kundër. Të gjithë pensionistët e mbështetën vendimin. Rritja e pensioneve vjen pas rritjes së kostos së jetesës, pas inflacionit, si dhe pas rritjes së pagës mesatare”, tha Ministrja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori