LAJMI I FUNDIT:

Trembëdhjetë kandidatë në garë për t’u bërë gjyqtarë në Kushtetuese

Trembëdhjetë kandidatë në garë për t’u bërë gjyqtarë në Kushtetuese

Trembëdhjetë kandidatë ia kanë mësyrë garës për t’u bërë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën janë dy vende të lira.

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, të hënën ka shqyrtuar emrat e 13 kandidatëve që kanë aplikuar për anëtar.


Kryesuesi i Komisionit, deputeti Adnan Rrustemi tha se ky komision aprovoi sot listën e kandidatëve dhe se është caktuar data e testimit me shkrim, më 29 mars prej orës 10:30.

Kandidatët për gjyqtarë janë Flamur Hyseni, Safet Berisha, Bardh Bokshi, Emrush Kastrati, Selman Ymeri, Rexhep Gashi, Blerim Burjani, Etrur Maloku, Flutura Hoxha, Dukagjin Abdyli, Albert Avdiu, Rafet Haxhaj dhe Valon Hasani.

“Janë dy pozita të lira për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese ku janë nominuar 13 kandidatë. Komisioni i posaçëm sot shqyrtoi aplikacionet një nga një për secilin kandidat, duke përfshirë dokumentet, përvojën dhe përgatitjen profesionale. Komisioni në fund miratoi të gjithë kandidatët, të 13-tit, për të kaluar në fazën tjetër të testit me shkrim dhe intervistës me gojë. U vendos që më 29 mars të zhvillohet testi me shkrim për kandidatët”, theksoi Rrustemi.

Ai tha se procesi i përzgjedhjes së dy gjyqtarëve në Kushtetuese kishte dështuar dy herë, teksa shtoi se si Komision janë në përpjekje që të bëjnë punën në mënyrë profesionale dhe të paanshme për zgjedhjen e tyre.

“Gjykata Kushtetuese ka kuorum, nuk ka pengesë për vendim marrje, por si do që të jetë,Kuvendi i Kosovës është institucion që ka përgjegjësi për të kompletuar dhe për të funksionalizuar tërësisht, edhe këtë institucion si të tjerët. Dy herë ka dështuar procesi i përzgjedhjes, kjo është hera e tretë që po zhvillohen procedurat, natyrisht si Komision i posaçëm jemi përpjekur maksimalisht për të qenë objektiv në vlerësim, por edhe në rekomandim për seancën. Zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese kërkon 2/3 të deputetëve të pranishëm në Kuvendin e Kosovës. Si Komision po mundohemi ta bëjmë në mënyrë profesionale dhe të paanshme procesin e parë të selektimit dhe të rekomandimit”, tha ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori