Telegrafi më poshtë ju sjell detajet që pak dihen për 13 vepra të mëdha artit, të realizuara nga artistët e famshëm, si Leonardo da Vinci, Michelangelo Buonarroti, Vincent van Gogh, Edvard Munch, Pablo Picasso, Johannes Vermeer, Grant Wood, Edward Hopper, Jackson Pollock, Piet Mondrian dhe Andy Warhol.

Dhjetë kuriozitete nga bota e artit Dhjetë kuriozitete nga bota e artit
Kuriozitete nga bota e artit: Piz, piz…! Kuriozitete nga bota e artit: Piz, piz…!

MONA LISA

Teksa disa pohojnë se piktura më e famshme e Leonardo da Vincit është autoportret, një nga hulumtimet thotë se ka mundësi të jetë portret i gruas me emrin Lisa Gherardini, anëtare e një familjeje të shquar fiorentinase dhe grua së një tregtari të pasur të mëndafshit. Babai i Leonardos thuhej se e njihte mirë babanë e Gherardinit, ndaj piktura ishte autorizuar nga ai.

NATA XIXËLLUESE

Qyteti i vogël i përshkruar në pikturën e Vincent van Goghut, është Saint-Remy-de-Provence, në jug të Francës. Van Gogh e bëri këtë vepër kur ishte pacient në Saint-Paul-de-Mausole, një spital psikiatrik në Saint-Remy. Aktualisht, spitali ka një pjesë që mban emrin e piktorit të famshëm.

DAVIDI I MIKELANXHELOS

Pllaka e mermeri që më në fund u shndërrua në skulpturën e Davidit nga Michelangelo më 1504, u pre 43 vjet më parë për një artist me emrin Agostino di Duccio, i cili planifikoi ta kthente në një statujë të Herkulit. Di Duccio e braktisi skulpturën e tij, e cila duhej të vihej në një katedrale fiorentinase. Mermeri mbeti i papërdorur për 10 vjet, derisa një skulptor tjetër, i quajtur Antonio Rossellino, vendosi të punonte me të. Rossellino gjithashtu braktisi punën e tij, sepse mermeri ishte shumë i vështirë për t’u gdhendur. Përfundimisht Michelangelo nisi punën në skulpturën e famshme më 1501.

KRIJIMI I ADAMIT

Michelangelo i bëri afresket në tavanin e Kapelës së Sistines – përfshirë më të njohurën të quajtur “Krijimi i Adamit”, që përshkruan Zotin tek i jep jetë njeriut të parë. Artisti shpiku një sërë skelash, të projektuara posaçërisht për t’u bashkuar me muret e Kapelës me proteza, në mënyrë që ai dhe asistentët e tij të ishin afër tavanit për të punuar dhe pikturuar.

Janë pesë versione të ndara të veprës “Britma”, më të famshmes të artistit ekspresionist, Edvard Munch. Dy të parët nga vitit 1893 janë krijuar me temperë dhe shkumësa me ngjyrë në karton. Ato gjenden në Galerinë Kombëtare në Oslo dhe në Muzeun Munch. Një version i tretë është në pronësi private, i krijuar në vitin 1895 me pastele, që është shitur për afro 120 milionë dollarë në një ankand. Një version tjetër nga viti 1895 është litografi bardhezi. Një version përfundimtar, i bërë në vitin 1910 nga Munch për shkak të popullaritetit të realizimeve të mëparshme, mbahet gjithashtu në Muzeun Munch.

ZONJAT E AVINJONIT

Paraqitja abstrakte nga Picasso e pesë prostitutave të Barcelonës dukej imorale kur u pa në studion e artistit më 1907. Por, Picasso kishte bërë 100 skica dhe studime para se të përcaktohej për punën në kanavace. Në versionet e mëparshme, figura larg majtas ishte burrë.

MENDIMTARI

Megjithëse tani ka dhjetëra versione në botë të skulpturës më të famshme të Auguste Rodinit, të “Mendimtarit”, ajo kishte një nismë shumë më të vogël. Rodini fillimisht e krijoi një version prej 70 centimetrave më 1880, si pjesë qendrore për një vepër më të madhe skulpturore, të quajtur “Portat e Ferrit”. Frymëzuar nga “Inferno” e Dantes, pjesa e parë e quajtur “Poeti” u konceptua si përfaqësim i vet Dantes. Skulptura e ribërë u ekspozua më 1888, e më 1904 u zgjerua në përshkrimin që e njohim sot.

VAJZA ME VATHIN MARGARITAR

Gati si Mona Lisa, subjekti i piktorit Johannes Vermeer ka qenë shumë i kontestuar, por për kandidatin më të mundshëm piktori nuk kërkoi larg. Modeli për pikturën e tij mendohet të jetë vajza e tij Maria.

GOTIKA AMERIKANE

Një tjetër pikturë e famshme me modelë interesantë është vepra e Grant Woodit. Për të përshkruar – për më mirë ose keq – idealet e Amerikës rurale, Wood donte të përdorte nënën e tij Hattie si model. Ai tha se pozimi i gjatë do të ishte i lodhshëm për nënën, kështu që i tha motrës të vesh rrobat e saj. Për subjektin mashkull shfrytëzoi një dentis 62-vjeçar.

ZOGJTË E NATËS

Një tjetër pikturë unike është ajo e Edward Hopperit. Hopper thuhet se e bazoi pikturën në një restorant që ndodhej në Greenwich Village të New Yorkut, në një zonë ku Rruga Greenwich takohet me Rrugën 11 dhe Avenue 7 të quajtur Sheshi Mulry. Por, në fakt, e bazoi pikturën në një kafeteri që punon natën. “E thjeshtova skenën dhe e bëra restorantin më të madh”, tha ai. “Pa ditur po pikturoja vetminë e një qyteti të madh”.

RITMI I VJESHTËS (NUMËR 30)

Ekspresionist abstrakt Jackson Pollock, është i njohur për pikturat e tij të shumta me si pika, që i krijonte duke vendosur pikturat në dyshemenë e studios dhe duke hedhur me kujdes shtresat e ngjyrës në të. Për “Ritmin e vjeshtës” (Numër 30), Pollock punoi me shkopinj, mistri dhe thika.

“BRODVEJ BUGI-VUGI”

Artist holandez Piet Mondrian u zhvendos në qytetin e New Yorkut më 1940 ku do të bazojë veprën e tij të famshme në planimetrinë e rrugëve të qytetit.

KONSERVAT E SUPËS CAMPBELL

Vepra më e njohur e pop-artit e vitit 1962, e realizuar nga Andy Warhol, vjen nga seri e 32 kanavacave me shtyp të depërtueshëm, ku secila paraqet një version të supës që kompania shiste në atë kohë. Warhol nuk dha instruksione si të shfaqen. Muzeu i Artit Modern i aranzhoi në mënyrë kronologjike, ashtu siç janë prezantuar nga Campbell. /Telegrafi/