Tregu gjerman i punës do të jetë shumë i varur nga emigrantët në vitet e ardhshme, ka treguar një raport i pavarur.
Sipas studimit nga Fondacioni i pavarur Bertelsmann, fuqia punëtore e Gjermanisë mund të tkurret me 10% deri në vitin 2040 pa emigracion “të konsiderueshëm”.
Sipas analizës së këtij instituti, rreth 288,000 punëtorë ndërkombëtarë nevojiten çdo vit për të mbështetur fuqinë punëtore të Gjermanisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dhe pa punëtorë të tjerë ndërkombëtarë që hyjnë në tregun e punës, numri i punëtorëve në Gjermani do të binte nga 46.4 milionë në 41.9 milionë.
Susanne Schultz, eksperte e migracionit në Fondacionin Bertelsmann, tha se “dalja në pension e personave të lindur nga viti 1946 deri në vitin 1964” është një faktor kyç në tkurrjen e fuqisë punëtore të Gjermanisë.
Tërheqja e punëtorëve të huaj
Në vitin 2023, Gjermania reformoi ligjet e saj të imigracionit për ta bërë më të lehtë për punonjësit e huaj të kualifikuar të zinin pozicione, duke përfshirë futjen e një “karte blu” për specialistët e kualifikuar dhe reduktimin e burokracisë rreth njohjes së diplomave të huaja.
Schultz thotë, megjithatë, se mbeten pengesa që duhen hequr për të tërhequr punëtorë.
Në raportin e tij, fondacioni Bertelsmann tha se punëtorët e huaj nuk do të vinin “pa një kulturë më mikpritëse në autoritetet lokale dhe bizneset”.
Qeveria gjermane ka ndërmarrë hapa të tjerë për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore, të tilla si arritja e një marrëveshjeje të kontrolluar të migracionit me Kenian në shtator, në mënyrë që të ftojë punëtorët kenianë në vend.
“Ne duam të tërheqim punëtorë të kualifikuar, të cilët na duhen urgjentisht në shumë fusha të ekonomisë sonë”, kishte thënë ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, pas arritjes së marrëveshjes.
Sipas raportit, mungesa e punëtorëve të huaj do të godiste më së shumti shtetin më të populluar të North Rhine-Westphalia dhe do të prekte rëndë rajonet jugore si Bavaria.
Qytetet e mëdha që tashmë kanë nivele të larta imigrimi, si Berlini dhe Hamburgu, do të ishin “më pak të stresuar”, sipas studimit.
Studimi tregon se punëtorët janë më të nevojshëm në Saarland-in jugperëndimor, si dhe në shtetet e Thuringia dhe Saxony-Anhalt.
Thuringia, një shtet në Gjermaninë qendrore, ka parë rezultate të mira për partinë kundër imigracionit Alternativa për Gjermaninë, e cila kryesoi sondazhet për herë të parë në zgjedhjet rajonale të shtatorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit