LAJMI I FUNDIT:

Tregu i përbashkët rajonal, 73 për qind e bizneseve raportojnë barrierat jo-tarifore si pengesa të mëdha

Tregu i përbashkët rajonal, 73 për qind e bizneseve raportojnë barrierat jo-tarifore si pengesa të mëdha

Një anketim i këtij viti në 400 biznese në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i realizuar nga Forumi Rajonal i Odave të Tregtisë (WB6 CIF) gjeti se, 73 për qind e kompanive të intervistuara përballen me probleme tregtare lidhur me masat jo tarifore në tregtinë ndër rajonale.

Barrierat kryesore jo-tarifore janë rregullat e origjinës, barrierat teknike për tregti dhe masa që lidhen me eksportin.

76 për qind e kompanive të intervistuara pohuan se përballen me probleme në lidhje me administrimin dhe procedurat në dogana.

Shumica e tyre raportuan mungesë informacioni në dispozicion të publikut, probleme me formalitetet që lidhen me importin, eksportin dhe tranzitin, probleme që lidhen me zhdoganimin e mallrave dhe problemet me tarifat dhe gjobat e vendosura në lidhje me tregtinë.

Për funksionimin e Tregut Rajonal, kompanitë ngritën çështjen e standardeve unike si një nga çështjet më të rëndësishme për krijimin e një tregu rajonal. Gjithashtu pengesa e dytë më e madhe shihet marrja së lejeve të punës për punonjës që kërkojnë të angazhohen në vende të tjera të rajonit.

70 për qind e kompanive të intervistuara janë të angazhuara në tregtinë e jashtme dhe rreth 5 për qind e kompanive janë të interesuara për tregti, por raportojnë barrierat në tregti.

Në kuadër të nismës për krijimin e tregut rajonal, odat e tregtisë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia kanë formuar një forum të përbashkët për të paraqitur në mënyrë të njehsuar problematikat dhe kërkesat e biznesit në kuadër të këtij procesi.

Forumi i përbashkët përfaqëson rreth 350 mijë kompani, kryesisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe ka për mision bashkëpunimin e komunitetit të biznesit brenda rajonit për të lehtësuar pengesat e mbetura për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në tregjet e rajonit të BB.

Bizneset në të gjithë rajonin përveç barrierave tregtare, kanë vlerësuar si problematike kohën e gjatë në proceset e përpunimit të mallrave në dogana. Koha e pritjes është vënë në monitorim nëpërmjet buletini të përditshëm për minutat që harxhon një kamion në doganat hyrëse.

Forumi Rajonal i Odave të Tregtisë gjithashtu ofron asistencë dhe ndihmesë për kompanitë e Rajonit që duan të futen në tregjet e BE-së. Dy platforma online po zhvillohen për këtë qëllim. Njëra është “platforma e qasjes në tregje” e cila do të ketë të dhëna furnizuesit e dyta është “Platforma e Inteligjencës së Tregut”.

Gjatë këtij viti më shumë se 2,000 kompani në Rajon do të listohen si furnizues të mundshëm dhe përfshijnë sektorë që nga industria e lehtë, industria automobilistike, biznese që aplikojnë ekonomin qarkulluese dhe agro-ushqimi. /Monitor/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET

Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET

Bau Market
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë

Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë "Dukagjini" në Prishtina Mall

Dukagjini Bookstore
Golden Eagle rrit prezencën në tregun Slloven

Golden Eagle rrit prezencën në tregun Slloven

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori