LAJMI I FUNDIT:

Tregu global i baterive për veturat elektrike rritet pothuajse në 72 për qind në vitin 2022 – CATL mbetet lider i tregut

Tregu global i baterive për veturat elektrike rritet pothuajse në 72 për qind në vitin 2022 – CATL mbetet lider i tregut

Tregu global i baterive të veturave elektrike pati një ngritje të madhe në vitin 2022, me një shifër totale prej 517.9GWh të baterive të instaluara në BEV, PHEV dhe HEV. Kjo përkthehet në rritje prej 71.8 për qind nga 301.5GWh nga viti 2021.

CATL mbetet ende lider i padiskutueshëm në këtë segment, me një pjesë të tregut prej 37 për qind dhe me një ngritje prej 92.5 për qind në shitje nga viti paraprak. LG Energy Solutions dhe BYD qëndrojnë të barabarta, teksa secila përfaqësojnë 13.6 për qind të pjesës së tregut.

Megjithatë, LG pati një ngritje modeste prej 18.5 për qind në shitje, përderisa BYD arriti ngritje prej 167.1 për qind, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.


Lista e kryesuesve në tregun global të baterive për veturat elektrike për nga shitja dhe pjesa e tyre në treg

Kompania japoneze, Panasonic, dhe kompanitë jug-koreane SK On dhe Samsung SDI gjithashtu patën ngritje në vitin 2022, por me një rritëm më të ngadaltë.

Arsyeja kryesore e suksesit të CATL përgjatë vitit 2022 ishte suksesi në shitje i Tesla Model 3 dhe Model Y, vetura Aion Y nga GAC dhe vetura Zeekr 001. BYD në anën tjetër, këtë shifër e arriti falë suksesit të shitjeve vendore të versioneve BEV dhe PHEV.

Farasis Energy, e cila është një hyrje e re në listën e kryesuesve, pati një ngritje prej 215.1 për qind pasi që u bë furnizuesi kryesor me bateri për modelet EQ të gjigantit gjerman Mercedes. /Telegrafi/