LAJMI I FUNDIT:

Tregtia prin me numrin e bizneseve të regjistruara

Tregtia prin me numrin e bizneseve të regjistruara

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), preznatuar në raportin “Repertori Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, tremujori i parë 2018” janë regjistruar gjithsej 2,556 ndërmarrje të reja, prej të cilave 722 kanë aktivitet tregtinë.

Krahasuar me tremujorin paraprak, kishte një rritje për 33.1 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara, kurse krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar kishte një rënie për 10.3 për qind.

“Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 722 ndërmarrje të regjistruara (28.2%); prodhimi me 316 ndërmarrje të regjistruara (12.4%); ndërtimtaria me 266 ndërmarrje të regjistruara (10.4%); akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 247 ndërmarrje të regjistruara (9.7%); aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 204 ndërmarrje të regjistruara (8.0%); ndërsa aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell.

Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1 deri 4 përbën 2,462 ndërmarrje të regjistruara ose 96.3%; kategoria me 5 deri 9 të punësuar me 57 ndërmarrje të regjistruara (2.2%); me 10 deri në 19 të punësuar ishin 24 ndërmarrje të regjistruara (0.9%); me 20 deri 249 të punësuar ishin 13 ndërmarrje të regjistruara (0.5%). Ndërsa, në kategorinë 250+ të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruara gjatë këtij tremujori.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron Prishtina me 705 ndërmarrje të regjistruara (27.6%); Ferizaj me 224 ndërmarrje të regjistruara (8.8%); Prizreni me 208 ndërmarrje të regjistruara (8.1%); Peja me 147 ndërmarrje të regjistruara (5.8%); Gjilani me 144 ndërmarrje të regjistruara (5.6%); dhe Gjakova me 113 ndërmarrje të regjistruara (4.4%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor. /Telegrafi/