LAJMI I FUNDIT:

Tregtia me njerëz në Maqedoni, të rinjtë viktima më të shpeshta

Tregtia me njerëz në Maqedoni, të rinjtë viktima më të shpeshta

Ndonëse fenomeni i tregtisë me njerëz është i pranishëm edhe në Maqedoni, shumë pak denoncohen raste të këtilla. Vitin e kaluar janë identifikuar vetëm gjashtë viktima të tregtisë me njerëz. Nga Organizata joqeveritare “Porta e hapur”- La Strada, thonë se ky nuk është numri real.

“Kjo nuk është pasqyra reale në Maqedoni, duka pas parasysh se numrat e viktimave të identifikuara në shtetet fqinje janë shumë më të mëdha. Vitin e kaluar në Maqedoni janë identifikuar gjashtë viktima të tregtisë me njerëz, prej të cilëve pesë janë shtetas të Maqedonisë dhe një i huaj. Numri më i madh i viktimave janë të mitur. Statistika e vitit të kaluar flet se tre ishin të mitur, tre të rritur dhe të gjithë ishin të gjinisë femërore”, tha Stojna Atanasovska Dimishkovska, Porta e Hapur- La Strada.


Nga ‘Porta e Hapur’ thonë se viktimat shumë shpesh janë të moshës mes 13 dhe 17 vjet. Ata janë të shqetësuar se të rinjtë shumë pak janë të informuar rreth këtij problemi.

“Kjo është koha e përdorimit të internetit, gjë të cilën tregtarët shpesh dinë ta shfrytëzojnë si mjet për t’i tërhequr viktimat përmes shfrytëzimit të atyre grupeve ku të rinjtë kontaktojnë me të panjohur”, shtoi Stojna Atanasovska Dimishkovska.

“Ajo që ne si organizatë e ndërmarrim është parandalimi. Edhe pse jemi në qytet turistik dhe vend ku informatat përmes mediumeve kanë arritur deri tek ne, se kanë ndodhur gjëra të tilla, askush nuk ka guxim këtë ta thotë publikisht. Jemi të vetëdijshëm se ekziston dhe është këtu diku, e jo diku larg”, tha Aneta Vrshkoska Jovanoska, Kryqi i kuq Ohër.

Për dallim nga Maqedonia, në shtetet finje në nivel vjetor janë identifikuar mes 100 dhe 150 viktima të tregtisë me njerëz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori