Gjatë vitit të fundit, Kosova ka ndryshuar partnerët tregtarë. Nga mesi i vitit 2023, kryesimin e ka marrë Shqipëria, e pas saj ndodhet Maqedonia e Veriut.
Serbia ka ulur importet me rreth 50 për qind. Rënia e importit nga fqinji verior është diktuar nga masa e sigurisë, që Qeveria e ka vendosur në qershor të vitit të kaluar.
Produktet serbe kanë humbur kryesimin në tregun e Kosovës gjatë vitit të shkuar por edhe në fillim të këtij viti.
Ndërsa në vitin 2022, Serbia ishte partnerja kryesore tregtare nga vendet e CEFTA-s, masat e sigurisë të vendosur nga Qeveria në qershor të 2023-s, e kanë zëvendësuar atë me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.
Institutit GAP ka treguar se vetëm vitin e kaluar importet nga Serbia kanë rënë për 47 për qind. Në të kundërt importi më Shqipërinë për 28 për qind.
“Nga 372 milionë euro importe nga ky vend (Serbia) në vitin 2022, gjatë vitit 2023 ato kanë rënë në 198 milionë euro apo për -47 për qind. Tek partnerët tjerë kryesorë fqinjë, vërehet një rritje e ndjeshme e importeve nga Shqipëria me +28 për qind krahasuar me vitin 2022, si dhe nga Maqedonia e Veriut me +10 për qind”.
Rritje të importeve ka pasur edhe nga Gjermania, Kina dhe India.
Bazuar në të dhënat e Doganës, rënie të importit nga Serbia ka pasur edhe në fillim të këtij viti. Për dy muaj janë importuar mallra në vlerë 13 milionë euro.
Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike në një deklarim për media ka thënë se bizneset vendëse kanë vazhduar të importojnë produkte nga markat e njëjta, por që kanë përfaqësi në shtete tjera në rajon.
“Dihet se shumë kompani që prodhojnë në Serbi i kanë riorientuar partnerët e tyre prej Kosovës që t’i blejnë mallrat nga kompanitë që i kanë simotra në Maqedoni, siç është CocaCola, e cila më herët është importuar nga Serbia, ndërsa tani është riorientuar në Shkup që është pronari i njëjtë e kanë orientuar të importohet nga Maqedonia shkaku i masës nga Qeveria”.
Rafuna ka theksuar se me gjithë ndërrimin e vendeve partnere nuk ka pasur rritje të çmimeve për konsumatorët.
“Prej informatave që kemi si Odë disa prej partnerëve e kanë marrë përsipër që të mbulojnë vet koston e transportit, pasi dihet që një prej arsyeve që ne kemi bërë me Serbinë ka qenë për shkak të afërsisë që e kemi, por në anën tjetër nuk duhet të harrojmë se shumica e kompanive që janë në Serbi vinë nga Gjermania, prin me kompani prodhuese, pastaj vijnë Italianët, kompanitë amerikane, kështu shumica absolute janë kompanitë e huaja që prodhojnë dhe eksportojnë nga Serbia në Kosovë”.
Viteve të fundit Kosova ka pasur rritje të importeve nga Shqipëria. Sipas të dhënave të Doganës, më 2022 janë importuar mallra në vlerë 255 milionë euro, ndërsa vjet janë importuar rreth 326 milionë euro.
Që bashkëpunimi tregtarë mes këtyre dy shteteve të rritet, Oda Ekonomike ka rekomanduar edhe kalimin në një sistem unik të tatimit të vlerës së shtuar.
“Me Shqipërinë na nevojitet që të ndërmarrim masa që dy Qeveritë tona të kalojnë në një nivel tjetër të bashkëpunimit, për t’i eliminuar disa barriera administrative dhe joadministrative që po ndikojnë në kosto të biznesit dhe në kohë të transportimit të mallrave”.
E sipas të dhënave të Institutit GAP, gjatë vitit 2023 ka pasur rritje të importit edhe nga India, për 529 për qind.
Nga 46 milionë euro sa ishte vlera e mallrave të importuara në 2022, vitin e kaluar kjo vlerë është rritur në mbi 292 milionë euro.
Edhe nga Gjermania ka pasur rritje të importit për 23 për qind, apo 140 milionë euro më shumë, si dhe nga Kina për 19 për qind, në atë që nënkupton se në tregun kosovarë hynë mallra kineze në vlerë 102 milionë euro më shumë.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka treguar të mërkurën se “Shqipëria tani është partneri kryesor i Kosovës në aspektin tregtar”.
VV-ja përmendi edhe opozitën duke thënë se “donin që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bë për 20 vjet”.
“E mbani mend opozitën, i mbani mend ekspertët e tyre të ekonomisë, po edhe ata nëpër studio televizive se si çdo natë flisnin për rekordin e mallrave të Serbisë në Kosovë. Ata donin që brenda natës të rregullohen ato çka i kanë bë për 20 vjet. Dhe ja ku jemi, për herë të parë dhe kaq shumë vjet pas luftës Serbia e ka humbur tregun për 50% në Kosovë, ndërkohë që e para është Shqipëria e pas saj Maqedonia e Veriut. Qeveria Kurti, me politika të drejta e hapa të sigurt drejt pavarësimit ekonomik”, raporton Monitor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Zyrtarizohet lista e hapur e kandidatëve të PD-së në qarkun e Tiranës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët