LAJMI I FUNDIT:

Tregje famëkeqe të kafshëve të egra nuk ka vetëm në Kinë, imazhet shqetësuese i shfaqin lakuriqët që shiten në një treg në Indonezi

Tregje famëkeqe të kafshëve të egra nuk ka vetëm në Kinë, imazhet shqetësuese i shfaqin lakuriqët që shiten në një treg në Indonezi

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, për një kohë të gjatë kanë raportuar të shqetësuar për tregjet e kafshëve që më së shumti janë të përhapura në Kinë, duke kërkuar që të mbyllen dhe të mos lejohet aktiviteti i tare.

Por, autoritetet nuk kanë bërë asgjë që t’i mbyllin këto tregje, ku në shumicën e rasteve shiten qen dhe mace, që më pas priten për mish, që përgatitet për ngrënie gjatë një feste tradicionale kineze, transmeton Telegrafi.


Që kur u paraqit coronavirusi, në dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, sëmundje e cila besohet se u transmetua te një grua e cila hëngri mishin e lakuriqit, të gjithë janë të shqetësuar nga këto tregje kafshësh të egra.

Minj, lakuriqë dhe reptil në një treg të Indonezisë

Shkaku i kërkesave të shumta, Kina i ka mbyllur shumicën e këtyre tregjeve famëkeqe, por ka shqetësim se sërish mund të shiten këto kafshë në tregun e zi.

Mirëpo, nuk është vetëm Kina që ka tregje të tilla, pasi janë shpërndarë edhe imazhet shqetësuese nga Indonezia, ku shihen lakuriqët për shitje.

Lakuriqët në tregun e Tomohon të Indonezisë, deri më tani janë mbajtur sekret, por blerësit i kanë shpërndarë fotografitë, duke bërë që të ngrihen shqetësime, për shitjen e tyre.

Raportohet se lakuriqët i bartin të gjitha viruset dhe patogjenët, derisa ka raportime se para dy vitesh, në Tomohon e kishin gjetur një lakuriq që kishte shenja të coronavirusit.

Në tregjet indoneziane, megjithatë po vazhdojnë të shiten minj, lakuriqë dhe reptilë të tjetër, që shfrytëzohen si ushqim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori