LAJMI I FUNDIT:

Tre vëllezërit Aruqi të plagosur në luftë, por njëri prej tyre e vrau në Koshare kapitenin rus

Tre vëllezërit Aruqi të plagosur në luftë, por njëri prej tyre e vrau në Koshare kapitenin rus

Vëllezërit Aruqi nga Drenica ishin të tretë ushtarë të UÇK-së në beteja, të tre u plagosën rëndë por vullneti i tyre për liri bëri që ata edhe të plagosur të qëndrojnë në vija të frontit.

Në Koshare ata kanë luftuar në afërsi 10 metra me mercenarë nga Rusia në luftën e Kosovës.


Njëri prej tyre arriti ta asgjësojë njërin nga prijësit e luftës e që rezultoi të jetë mercenar nga Rusia.

Një oficer rus dhe 11 ushtarë serbë të tij kishin mbetur të vrarë nga forcat e UÇK-së në Koshare gjatë tentimit të tyre për t’iu dalë nga mbrapa luftëtarëve shqiptarë.

Ish pjesëtari i UÇK-së, Aruqi thotë se rusi në fjalë kishte pasur gradën e kapitenit dhe sipas hulumtimeve të tij ai kishte marrë pjesë edhe në tri luftëra tjera.

“Ai (rusi) kishte vrarë nja 10 shqiptarë edhe gjatë bisedës telefonike me gruan e vet kish thënë se “më së lehti qenka të luftohet në Kosovë”. Më së lehti është vrarë në Kosovë”, rrëfen Aruqi në emisionin n’Kosovë Show.

“Kam luftuar me rusin në afërsi 10 metra për rreth një orë. E kam pasur edhe një ushtarë të ri afër që mjaft sfidë e kisha ta mbajë edhe atë pasi e dija se nëse do të qohej edhe ai për luftim do të vritej”.

“Më ka gjuajtur një bombë dorë në afërsi rreth një metër. Vetëm e kam mbuluar luftarin e ri. Më ka kapur një cung në vetull por jo ndonjë plagosje tjetër. Gjashtë ushtarë na ka plagosur vetëm atë ditë në bunkerë. Ka qenë shumë katil. Ka tentuar të na zë për së gjalli. Në momentin final kur e ka kapur plumbi në kokë mundohej të futej nën dhe për t’u fshehur”, tregon ai.

Aruqi thotë se kapitenin rus e ka vrarë me armë automatike.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori