Tre të vdekur në aksident trafiku

Viktimat e aksidentit janë vëllezërit Luan dhe Faik Mancellari, përkatësisht 62 dhe 57 vjeç, ndërsa i treti është Laurent Mancellari, djali i Luan Mancellarit,raporton Balkanweb.
Viktimat se dyshohej fillimisht se ishin emigrantë. Tepër i vështirë u be dhe identifikimi pasi gjithçka në automjet është djegur, përfshirë dhe dokumentacioni, por pas verifikimit në sistemin TIMS, u mësua se viktimat ishin banorë të Qafë Gjashtës në Sarandë.
Policia konfirmon se në momentin e aksidentit ka pasur dëshmitarë.
Zjarrfikëset në vendngjarje kanë shuar flakët që kishin përfshirë automjetin, por ka rezultuar në vështirësi të mëdha, në nxjerrjen e trupave të pajetë që mësohet se janë shkrumbuar tërësisht. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































