LAJMI I FUNDIT:

Tre të rinj të lënduar në një aksident në Kavadar, dy me lëndime serioze

Tre të rinj të lënduar në një aksident në Kavadar, dy me lëndime serioze
Foto: Ilustrim

Tre persona të rinj janë lënduar në një aksident trafiku mbrëmë në Kavadar.

Mjeku kujdestar në Ndihmën e Shpejtë në Kavadar Ratko Grkov, për AIM tha se një vajzë dhe një djalë janë lënduar më rëndë.


“Të rinjtë janë lënduar nga aksidenti i një biçiklete me një motor, i cili ka ndodhur në afërsi të shkollës komunale “Dimkata Angellov-Gaberot”. Pas ndihmës së parë, një djalë dhe një vajzë janë dërguar në Shkup, për shkak të seriozitetit të lëndimeve”, tha Grkov.