LAJMI I FUNDIT:

​Tre të rinj shqiptarë rrihen nga persona me uniformë ushtarake në Mal të Zi

​Tre të rinj shqiptarë rrihen nga persona me uniformë ushtarake në Mal të Zi

Tre të rinj shqiptarë që ishin nisur drejt Gjermanisë, janë rrahur sot në mënyrë barbare në Mal të Zi.

Sapo kanë zbritur nga trageti në Kotorr, shqiptarët raportohet se janë rrahur nga tetë persona civilë të veshur me veshje ushtarake.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të kësaj të shtune. Sipas informacioneve paraprake, ata janë goditur barbarisht me grushte e shkelma nga persona ende të paidentifikuar.

Njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe për momentin po merr ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit në Mal të Zi, shkruan Euronews Albania.

Shqiptarët nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me personat që i kane nxjerrë me forcë nga makina dhe rrahur, prandaj nuk dihet nacionaliteti i tyre.

Të afërmit e tyre kanë kërkuar ndihmë nga policia shqiptare.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se ministri Balla ka kontaktuar me ministra të Qeverisë së Malit te Zi dhe ka kërkuar informacion në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori